(Nga profili i Islam Lauka ne FB):
Njoftim
Të dashur miq,
Me datën 5 mars 2020, ora 12.00, në Pallatin e Sportit të qytetit Bajram Curri do të organizohet ceremonia e dhënies së titullit , “Nderi i Tropojës”, njërës prej familjeve më të shquara të historisë shqiptare, e cila vuri në themelet e lirisë së Kosovës gjakun e 56 anëtarëve dhe të afërmve të saj, familjes Jashari.
Me këtë rast, dua të falenderoj nga zemra Bashkinë e Tropojës dhe Prefekturën e Kukësit që më mbështetën në këtë nismë.
Jeni të mirëseardhur në këtë veprimtari atdhetare (ku do të ketë edhe një program të bukur artistik), në nderim të familjes Jashari dhe të Komandantit legjendar të UҪK-së, Adem Jashari, që me sakrificën mitike të tyre, me 5, 6 dhe 7 mars 1998, shënuan kthesën e madhe të shqiptarëve drejt lirisë.
Mirëardhshi!