Nga 1 marsi i sivjetshëm Luksemburgu bëhet vendi i parë në botë ku transporti publik do të jetë falas, raporton Al Jazeera.
Autoritetet e Luksemburgut shpresojnë se në këtë mënyrë do të ulet numri i veturave nëpër rrugë të këtij vendi , një plan afatgjatë për uljen e emetimit të gazrave të dëmshme.
Numri i njerëzve që shfrytëzon transportin publik nuk është në nivelin që dëshirojmë, prandaj kemi vendosur që ai të jetë falas. Shpresojmë që kjo të jetë një nga arsyet që njerëzit ta shfrytëzojnë më shumë transportin publik” deklaroi Lydieja Polfer, kryebashkiakja e Luksemburgut.
Transporti publik deri tash ishte pa pagesë të shtunën dhe në disa ditë posaçërisht të caktuara.
Autoritetet e Luksemburgut po ashtu kanë vendosur që deri në fund të vitit 2020 i gjithë transporti me autobusë në vend të jetë i bazuar në elektroenergji, transmeton Koha.net.