-Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë, dr. Naim Dedushaj, takim e bisedë pune në Nju Jork me Ambasadorin Amerikan, Z. Philip Kosnett–
Sot isha i nderuar të takoj në Nju Jork- SHBA Ambasadorin Amerikan në Kosovë, z. Philip Kosnett, i cili bëri një prezantim shumë përmbajtësor për mundësitë e investimeve në Kosovë!
Në takim ishin prezent biznesmenë shqiptaro-amerikanë dhe përfaqësues të shoqatave e organizatave shqiptaro-amerikane, të cilët patën pyetje dhe observime shumë të artikuluara në fusha të ndryshme.
Unë,- shkruan sot, dr. Naim Dedushaj – Drejtor Ekzekutiv i RRBDSH në faqen e tij në FB, e informova Ambasadorin amerikan lidhur me Idenë, Qëllimin, Aktivitetet e deritanishme dhe në të ardhmen të Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë (RRBDSH) si dhe rolin e Zyrës së këtij Rrjeti në Kosovë.
Me këtë rast Ambasadori Amerikan, z. PhilipKosnett, e shprehi interesimin e tij për një takim sëshpejti në Ambasadën Amerikane në Kosovë.