Një fshat në Zvicër mund të evakuohet për më shumë një dekadë, pasi autoritetet do të pastrojnë një depo armësh nga Lufta e Dytë Botërore.
Ministria e Mbrojtjes ka konstatuar vitin e kaluar se depoja paraqet rrezik “të papranueshëm” për njerëzit pranë të fshatit Mitholc.
Tani, autoritetet thonë se banorët mund të detyrohen të largohen, derisa të pastrohet depoja.
“Varësisht se si shkon puna, banorët duhet të presin që evakumi të zgjasë më shumë se dhjetë vjet”, tha Ministria e Mbrojtjes e Zvicrës.
Banorët do të duhet ta miratojnë planin për largim nga zona, ndërkohë që konsultimet publike tashmë janë në zhvillim e sipër.
Depoja ka shpërthyer pjesërisht në vitin 1947, duke vrarë nëntë njerëz dhe duke shkatërruar stacionin e trenit pranë.
Por, më shumë se 70 vjet më vonë, rreth 3,500 tonelata municion mbeten atje.