Shumë budallakina dhe poshtërsi e pamë deri me sot. Këta janë bërë më të rrezikshme së Koronavirusi, e cili një Zot e di së çka ndodhi që po shpërndahet aq rrufshem nga Kina edhe në Evropë.Edhe të ne gjithëqka po i ngjanë një pazari edhe ate te keq , duke e trajtuar këtë popull sikur të ishin kafshë?!Dikush duket të jetë jetikisht i interesuar që gjithë historinë të gjuaj në berllog! Dikush po i mëshon thumbit , e dikush patkoit.Dikush po luan më sovranitët të Kosovës , thua së nuk është luftuar kurrë , që Kosovë të jetë vend i lirë .

Jo!Budallakinat tona nuk janë duke përfunduar ende duket.Shumë çka mbeti e fshehur jashtë opinionit të gjerë publik, duke tentuar që ndarja e Kosovës të bëhët faktike .Zor të mendohet edhe më vështirë të besohet një pazarë i tillë pa hanxhinë ! Sovrani popull nuk po pyetet asgjë për fatin e vet.Kjo vështirë së ngjanë në ndonjë vend tjeter demokratik besa edhe më regjime diktatoriale.

Këta ju kan mbetur borgj gjeneratave të reja , duke i pru ata në shkopin e lypsarit. Duke i kthyer më kokë teposhte. Duke i varfëruar dhe duke i larguar nga vatrat e tyre shekullore?!Kjo është e palejueshme?Nese ata që po prekën nga Korona virusi po izolohen në karantinë, politikatë tona katastrofale e kan futur një popull në karantinë. Forma e përzier e korona virusit te ne nuk po i sulmon vëtem organet respiratore, por po na sulmon nga këmbët deri të koka?!Në lojën e shahut ekzistojnë edhe “matet e budallakavta”.Këto mate në Kosovë janë bërë tashme të zakonshme! Korona virusi po na vretë dyfish e lakuriq?!