Këngëtari i njohur, Justin Bieber ka publikuar albumin e tij të shtatë dhe menjëherë ka debutuar në krye klasifikimit të ‘Billboard’. Në këtë mënyrë Bieber theu rekordin e vendosur 59 vjet më parë nga Elvis Presley.

Këngëtari kanadez, tani është artisti më i ri që arriti të jetë në vendin e parë me të shtatë albumet. Gjithashtu me albumin “Changes”, ai shiti mbi 230 mijë kopje që në javën e parë të lansimit, duke rezultuar në këtë mënyrë si më i shituri, jo vetëm në SHBA por edhe në vende të tjera të botës.