Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare Larry Tesler, personi që shpiku opsionin e “copy-paste” në kompjuter.

Falë idesë së tij inovative, sot kompjuterat janë më të thjeshtë për t’u mësuar dhe për t’u përdorur.

Kompania amerikane “Xerox”, ku Larry Tesler kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij, i ka kushtuar një tribut shpikësit të “copy-paste”.

“Krijuesi i copy-paste dhe ‘prerjes’ (cut), ishte Xerox Larry Tesler. Dita juaj në punë është më e lehtë falë ideve të tij revolucionare”, njoftoi kompania në një postim në Twitter.

Tesler lindi në New York në vitin 1945 dhe studioi në Universitetin e Stanford në Kaliforni. Përgjatë viteve, ai ka punuar për shumë kompani të ndryshme teknologjike, një ndër to edhe Apple.