Çdo qelizë e trupit tuaj, luan një rol në llojin e metabolizmit që keni. Është pikërisht procesi i metabolizmit që kthen ushqimin që konsumoni në energji dhe përcakton sesa kalori arrini të digjni. Ashtu siç ka gjëra që ndikojnë në përshpejtimin e metabolizmit, në të njëjtën mënyrë ka edhe gjëra të cilat mund ta ngadalësojnë atë.
Të hani pa orar
Pavarësisht se mund të konsumoni ushqime të shëndetshme, nëse ju nuk keni një orar të caktuar për vaktet tuaja atëherë metabolizmi juaj do të ç’orientohet. Kjo ndikon direkt në shtimin në peshë, madje më shumë sesa ushqimet e dëmshme.
Të flini vetëm pak orë
Personat që flenë më pak, kanë tendencën të kryejnë më pak lëvizje ditën pasardhëse. Për këtë arsye ata djegin më pak kalori dhe nuk kanë energji të mjaftueshme për të pasur një metabolizëm normal.
Të hani shumë pak
Ju mund të jeni duke u përpjekur të ndiqni një dietë, por duke i mohuar vetes një vakt të plotë, automatikisht ngadalësoni procesin e metabolizmit.
Të qëndroni ulur
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, përveçse ndikon në metabolizmin tuaj, ndikon edhe në deformimin e shtyllës kurrizore. Prandaj, mundohu të bëni herë pas here pushime gjatë punës dhe të çoheni të lëvizni.
Dehidratimi
Procesi i metabolizmit është i varur edhe nga sasia e ujit apo lëngjeve që konsumoni. Nëse jeni të dehidratuar atëherë nuk do të mund të digjni kalori, pasi ato përdoren direkt si energji rezervë nga trupi juaj.