Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi ka marrë pjesë në një takim në Bruksel mbi të ardhmen e turizmit të qëndrueshëm në kuadër të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane, ku edhe prezantoi turizmin vendas.

Pjesë e këtij takimi me Komisioneren për Reformat dhe Kohezionin, znj.Elisa Ferrara, ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit si dhe homologë e kolegë nga Europa.

Ky është takimi i parë në serinë e takimeve në Komisionin dhe Parlamentin Europian, me synimin e afrimit më shumë të vendit tonë me politikat, projektet dhe programet e Bashkimit Europian në fushën e turizmit dhe mjedisit.

Në takim u diskutua mbi një pozicionim më të mirë të turizmit në politikat evropiane, duke pasur parasysh rëndësinë që ka ky sektor për ekonomike globale dhe evropiane.

Gjithashtu u bisedua edhe rreth mundësisë për përfshirjen e turizmit brenda strukturës qeverisëse të Komisionit Europian lidhur me mekanizmat financiar.