Greva e punonjësve të transportit publik në Athinë ka shkaktuar kaos në qarkullim në rrugët e kryeqytetit të Greqisë.
Mediat greke bëjnë me dije se transporti publik është në grevë 24-orëshe për shkak të politikave të reja të qeverisë.
Punonjësit e këtij shërbimi ndaluan mjetet e tyre duke bërë të pamundur qarkullimin normal të makinave të tjera. Autobusët, metroja dhe trami ndaluan së funksionuari.
Gjendja u paralizua në orën 07:00 të mëngjesit sipas orës lokale, kohë kur qytetarët u nisën për të shkuar në punë dhe shkolla. Kjo situatë vazhdoi deri në orën 10:00, ndërsa më pas filloi normalizmi i qarkullimit të automjeteve.
Policia rrugore u pozicionua në kryqëzimet dhe rrugët kryesore të Athinës për të orientuar trafikun