Ishte i dhimshëm 9 nëntori i vitit 1981 kur një autobus-tragjedi u rrëzua në lartësi të malit të Çakorrit, ku përkundër përkujdesjes së lartë familjare e shëndetësore, ndrroi jetë dhe mësuesi i Pejës, i riu atdhetar Bajram Prelvukaj i Martinajve të krahinës historike, kulturore e turistike të Plavë-Gucisë. Ai, nëgjendje të randë, në koma spitalore, e mori lajmnimin e gëzuarma të madhin e të fundit në gjallje të tij: u shtua me djalë, i pagëzuem prej tij me emrin Alban, që vinte pas dy motrave Arbëreshës e Albanës. Tre emra të fëmijëve që flasin për shqiptarinë elitare tradicionale e bashkëkohore të kësaj familjeje të re plavëguciase me tradita e kontribute të shquara në Martinaj (Prelvukaj) e në Vuthaj (Dedushaj). Pak kohë pas lindjes së Albanit, e morën lajmin e ikjes nga jeta të Bajram Prelvukajt, gjithkahit, gjithkund. Kuvendi i Burrave të Plavë-Gucisë e shpallë “Ditë Zie”.

Katër vite ma herët, kur ma tregoi këtë histori miku im, dr. Naim Dedushaj, e pata shkrue një poezi të dalun prej shpirtit tem, për me i përshkrue ngjarjet e asaj dite, të asaj kohe: Tek strofa e parë: “Dimni nuk po don me ardhë/ Nuk don me e marrë Bajramin…!/ Vjeshta nuk po don me ikë,/ Po doon me e prit Albanin…!/”. Strofa e tretë: “Në synin e djathtë lotë kanëgëzim/ Në synin e majtë lotët kanë dhimbje/ Në kullën Prelvukaj të Martinaje:/Hana prêt një vdekje…/Dielli prêt njëlindje./Strofa e gjashtë: “Nusja Hajri me një dorë tek arkivoli/ Nana Hajri me dorën tjetër tek djepi…/Nata e bani vejushë /Gjyshe e bani mëngjesi…/.

1.

Hajrije Salih Dedushaj lindi dhe u rrit në një familje me tradita e kontribute atdhetare në Vuthaj të Plavë-Gucisë, çka pati ndikimet e veta në përkushtimet, qëndresat, sfidat e lartësimet e saj e të familjes së saj në Malin e Zi, në Kosovë e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjyshi i saj Çung (përndryshe dhe emri tjetër: Jahë) TahirDedushaj (1889-1951) është një atdhetar martir i Kombit Shqiptar. Ai mori pjesë në Luftën e Grebenit në tetor të vitit 1912 në mbrojtje të krahinës së Plavë-Gucisë, ku u plagos randëdhe mixha i tij, Smajl Isuf Dedushaj. Ai ishte i fjalës atdhetare për Kombin; i papajtueshëm me sllavët deri në kundërshtimekonfliktuale; i pushkës luftarake në mbrojtje të krahinës e tëkufinjve të Shqipërisë, derisa më 18 korrik 1951 vriten(pushkatim politik e fizik) në Vuthaj nga UDBA-shët, nga forcat policore-ushtarake të Jugosllavisë së Titos, sëbashku me nipin e tij (djalin e vllaut) Isuf Zymer Dedushaj (1925-1951). Presidenti i Shqipërisë, prof. dr. Sali Berisha, në 80 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, i ka dekoruar: Çung (Jahë) Tahir Dedushaj me “Urdhrin për Veprimtari Patriotike të Klasit II” dhe Isuf Zymer Dedushaj me Urdhrin Naim Frashëri të Klasit Parë “Për shërbim në shkollat shqipe në Shqipërinë Veriore”. Historiani shqiptaro-amerikan Rexhep Dedushaj ka shkrue një libër monografik “Çung Tahiri i Vuthajve” (ShB “Dukagjini”. Pejë, 2013) si dhe janë shkruar artikuj, poezi, etj.

Hajrije Dedushaj, bashkë me dy vllaznit e motrat e saj, janëkrenarë dhe për babën e tyre, Salih Çungi (Jaha) i Vuthajve (1936-2012), për të cilin në kohëndarjen e tij nga jeta, Kryeministri i Shqipërisë, dr. Sali Berisha, i shkruante djalit të tij, dr. Naim Dedushajt: “Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të babit dhe njeriut tuaj të dashur, atdhetarit të flaktë, Sali Dedushaj..(i cili)…nuk është më midis nesh, por ai ka lënë për ju dhe për çdo shqiptar emrin e Tij të mirë dhe dinjitoz, përpjekjen dhe sakrificën e madhe për të parë shqiptarët dhe Kosovën të lirë. Kujtimi i tij do të nderohet gjithnjë”.

Dedushajt e Vuthajve i kanë sakrifikuar vazhdimisht përgjatë historisë për interest e larta të Kombit Shqiptar: Bajram Musa Dedushaj është dëshmor i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (janar 1880). Bajram Xhuku Dedushaj është pushkatuar nga forcat malazeze në Masakrën e Previsë (1912). Zeqir dhe Xhemë Dedushaj u vranë në luftë me çetnikët shkije në korrik 1941 në Novosellë (kur bashkë me Çung Tahir Dedushaj e Sokol Sadri Dedushaj u vunë në mbrojtje të kufnjve të Shqipërisë Etnike). Disa djemë të Dedushajve morën pjesë dhe në Luftën e fundit të Kosovës, ku mbeti i vrarë heroikisht Jeton Idriz Dedushaj (1975-1999) në Deçan, Rrafshi i Dukagjinit të Kosovës dardane.

2.

Hajrije Dedushaj u lind e u rrit në një familje të madhe me tradita e arritje kulturore, akademike, mediatike; me libra tëbotuar; me tituj e grada shkencore; me angazhime nëinstitucione të shtetit të Kosovës e të Malit të Zi, me ShoqërinëCivile, etj. si dr. Naim Dedushaj; prof. dr. Isuf Dedushaj (autor i disa botimeve akademike, ish Kryetar i Kryqit të Kuq tëKosovës, ish-kryeredaktor i revistës “Shëndeti”, ish-dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë; historiani Rexhep Dedushaj– autor i disa librave historik për krahinën e Plavë-Gucisë; etj.

I pari ndër të gjithë është i vllai i saj i shenjtë, i çmuar, i shtrenjtë, Naim Dedushaj, një nga adhuruesit e bashkëpunëtorët e Presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës. Ai u lind nëVuthaj, ku aty e në Guci kreu shkollimet e para, ndërsa tëmesmen e universitetin (Fakulteti Filozofik) në Prishtinë, kurse në Amerikë kreu studimet në Anglisht dhe në Kulturën Amerikane (YMCA dhe Lehman College- New York).  Dr. Naim Dedushaj ishte Drejtor Ekzekutiv i Zyrës së LDK-së nëAmerikë (1992-1999), të cilën Presidenti Rugova e cilësonte “Ambasada e Kosovës”, pasi ka luajt rol të madh nëmarrëdhaniet shqiptaro-amerikane, në lobimin e shumanshëm e të vazhdueshëm për Kosovën, etj. të cilat Naim Dedushaj i ka pasqyruar dhe në librin e tij “LDK-ja në SHBA: Historia e njëLëvizjeje” (New York, 2000). Pra, në një kuptim të caktuar, si tëthuash, duke iu referuar edhe thënies së Rugovës, ai ishte “ambasadori i parë (jozyrtar) i Kosovës në Amerikë”. Dr. Naim Dedushaj ka botuar dhe një tjetër libër me interes kombëtar shqiptar e anglosakson: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fati i Kosovës” (Prishtinë, 2006) si dhe ka në planet e tij edhe një tjetër monografi për Diasporën Shqiptare.

Dr. Naim Dedushaj ka kryer suksesshëm detyra të larta shtetërore në Ministrinë e Brendshme, në Ministrinë e Jashtme, në Ministrinë e Kulturës, në Ministrinë e Diasporës, ndërsa tani– ndërvite- është ideator, themelues, Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare (në Prishtinë).Gjithashtu është antar i Bordit Botues të “Gazeta e Alpeve”, i dekoruar me Çmimin “Pjetër Bogdani”, etj.

Dr. Naim Dedushaj ka një dashuri të veçantë për motren tij të çmuar Hajrijen, çka shohim ta shprehin dhe në një mesazh urimi për Ditëlindjes e saj pesë vite ma herët:” Motra ime– e jonë, Hajrija, e feston Ditëlindjen e 55-të ! Motër, ti je personi ma i veçantë dhe ma e dashura në Familjen tonë, ti je “Mother Teresa e Familjes Sonë.

3.

Hajrie Dedushaj e Vuthajve, e Derës së Madhe të martirit kombëtar Çung (Jahë) Tahir Dedushaj, motra e dr. Naim Dedushaj, nana e Alban Prelvukajt…u martua në moshë të re nëMartinaj, me mësuesin atdhetar shqiptar Bajram Zeqir Prelvukaj, me të cilin pati dy vajza: Arbëresha e Albana dhe djalin e vetëm: Albanin. Kur iu nda papritmas, tragjikisht, herët, nga jeta i shoqi i saj, Bajrami– dashuria e madhe dhe e përjetshme e saj, ajo ishte vetëm 21 vjeçe. U kthye nga Peja e Kosovës në Martinaj të Plavë-Gucisë, tek kulla e saj, me i rritëvajzat e djalin e saj. Ishte e vështirë, pasi ajo çikë e nuse në dy familjet që ndër breza ishin vrarë në luftëra me sllavët, etj. Po Hajrije Dedushajt-Prelvukajt i takon merita e madhe morale, jetësore, meritore, që iu përkushtua rritjes së fëmijëve të saj, për ta mbajt e ngrit Familjen e vet me tradita shqipatre, me nivel arsimor; me sa ma shumë lumturime e lartësime si në Kosovë, në Mal të Zi e në Amerikë.

​​

4.

Hajrie Dedushaj-Prelvukaj ka shkuar në Amerikë në vitin 1998, në kohë-luftën e Kosovës, ndërsa djali i saj, Albani, pas vitit 2000. Vajzat e saj, Arbëresha dhe Albana kishin ikur që nëDekadën ’90 të shekullit të kaluar. Nuk ishte i lehtë largimi i tyre nga Atdheu i vet, por iu duhej larguar medoemos çdo ndëshkimi sllav ndaj tyre, gjendjes ekonomike në vështirësime.“Unë nuk e kisha “Ëndrrën Amerikane”-i shprehej vjet biznesmeni i suksesshëm Alban Prelvukaj gazetarit të njohur shqiptaro-amerikan Beqir Sina,- por kur filloi lufta në Kosovë dhe situata ekonomike u bë më e vështirë, ne vendosëm të largohemi për në Amerikë”, Hajrija asokohe, atëherit, punonte dhe në dy punë për të mbajtur e lartngrit ekonomikisht familjen e saj në Amerikë. Ata/ato, Hajrija me vajzat e djalin e saj, e prekën “Ëndrrën Amerikane”, por kurrnjherë nuk e harruan Kombin e vet Shqiptar.

Djali i saj, Albani, filloi punë në Amerikë, fillimisht si kamarier dhe me edukatën e tij të punës e të jetës, me përkushtimet e sakrificat e tij, arriti të bahet pronari i katër restoranteve të famshme në Amerikë e deri në Japoni. Albani, sëbashku me kunatin e tij, Ben Sinanaj, hapën më 2006-’08 restorantin famoz Benjamin Steakhouse”, por tani ka dhe “Benjamin Steakhouse Prime”, “The Sea Fire Grill”…dhe njëtjetër në Japoni. Nga mbi 500 të punësuar në restorantet e tij mbi 300 prej tyre janë shqiptarë. Dua të faleminderoj edhe një herëtjetër publikisht biznesmenin bajemirë, Albanin, pasi ka ndihmuar dhe në botimin e librit tim poetik “Për Ty, Plavë-Guci”, sikurse dhe në hapjen e portalit “Plavë-Gucia Sot”, apo në raste të tjera në komunitetin shqiptar në Amerikë, nëVendlindjen e tij, etj. Humanizmi i tij është i përhershëm, me heshtje, me punë e vlera të mira.

Biznesmeni humanist Albin Bajram Prelvukaj ështënderuar në Amerikë me çmimin e lartë “Për Arritje jetësore, 2019”, çka deshmon se ëndrra amerikane ende është një realitet i mirë për shqiptarët.

Sigurisht këto arritje në Amerikë nuk janë të lehta, por kanëvështirësitë e sakrificat e tyre të mëdha e të vazhdueshme, ku njëmeritë të veçantë ka dhe Hajrije Dedushaj-Prelvukaj, kjo Nanëmadhe – që arriti të edukojë me trashëgiminë familjare e tësaj, një djalë të tillë, një familje të tillë, që të shkruajnë histori suksesi edhe në Amerikë. Mjafton kaq dhe ajo e ka kryer misionin e saj në jetë, por ajo ende punon e lufton si nënë, si gjyshe, si shqiptare dinjitare me përkushtime e kontribute për Familjen e për Kombin e Vet.

Hajrije Dedushaj-Prelvukaj për përkushtimet e kontributet e saj për Familjen e Kombin e Vet në Amerikë, në Malin e Zi, Kosovë e Shqipëri, ka marrë vlerësim të lartë me Çertifikatë “Mirënjohje” nga Qendra “Gratë në Shërbim Publik” (WPS Albania) në Tiranë, në 60-vjetorin e Lindjes së Saj, jubilar që do t’i festohet me dashuri e nderime në New York të Amerikës.