Franca tha se kompania kineze e telekomunikacionit Huawei, nuk do të përjashtohej nga furnizimi i pajisjeve për rrjetet 5G, por mund të jetë subjekt i kufizimeve, raporton AFP.

“Nuk ka asnjë diskriminim ndaj Huawei. Jo, Huawei nuk do të përjashtohet nga 5G në Francë”, tha ministri i Ekonomisë dhe Financave i Francës, Bruno Le Maire, për televizionin BFM.

Megjithatë, ai shtoi se “shteti francez do të marrë masa paraprake për të mbrojtur interesat sovrane, veçanërisht afër instalimeve bërthamore dhe ushtarake.

Vendet të ndryshme, nuk po i binden kërkesave të Shteteve të Bashkuara, për të mos bashkëpunuar me kompaninë kineze, të cilën SHBA-ja e konsideron rrezik për sigurinë kombëtare.

Në fund të muajit janar, Mbretëria e Bashkuar vendosi të lejojë kompaninë kineze Huawei, të vazhdojë operimin në rrjetin 5G, por me kufizime, pavarësisht presionit nga SHBA-ja.

Pas këtij vendimi, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, realizoi një vizitë në Londër.

“Kur ju lejoni që informacioni i qytetarëve tuaj, ose informacionin i sigurisë kombëtare të kalojë në rrjetin, në të cilin Partia Komuniste e Kinës ka një mandat ligjor që ta marrë atë, atëherë kjo krijon rrezik”, ka thënë Pompeo pas bisedimeve me zyrtarët anglezë.

Uashingtoni dyshon se Huawei bashkëpunon me qeverinë kineze, dhe se të dhënat e përdoruesve të saj nuk janë të sigurta.

Rrjeti 5G paraqet gjeneratën e fundit të lidhjes së telefonave të mençur me internet, dhe ofron shpejtësi të shkarkimin shumëfish më të shpejt sesa ekziston aktualisht.

Huawei me qendër në Kinë, i ka mohuar vazhdimisht akuzat e Uashingtonit.