Unë shkova me shumë sakrifica që ta shihja atë film humoristik me sytë e mi dhe të krijoja opinionin tim.
Më duhet të them që pamjet e Tropojës janë vërtetë fantastike. Talentja e shkelqyer e aktrimit, bija jonë, Arjola Demiri, të bën për vete me interpretimin e saj virtuoz.
Grupi i valleve me koreografin e shkëlqyer Shpresart Memia janë perfekt dhe përfaqësojnë mrekullueshëm këtë talent.
Por të gjitha shkojnë dëm në atë çfarë paraqet filmi me personazhet në rolin e prindërve të vajzës dhe vëllezërve të saj.
Këto personazhe paraqiten plotësisht si të kohëve të parahistorisë, pa dije, pa kulturë dhe pa dinjitet.
Jam koshiente që në filma humoristik diçka hiperbolizohet, por jo të shpiket, jo të denigrohen njerëzit, burrat e Tropojës dhe të paraqiten si të egër, si të paditur dhe paburrni.
Opinionin tim e thashë që mbrëmë me zë të lartë, sapo mbaroi filmi. Ja thashë në sy Ermalit kur po më kalonte pranë për të dalur nga Pallati i Kulturës “Dardania
në Bajram Curri.
Më erdhi keq që ndërsa ne i nderojmë dhe ju japim dhe mirënjohje ata nuk kanë fare dinjitet që të kërkojnë të falur për çka nuk është bërë në rregull, por shesin mend duke thënë që po ju sjellim harenë, të qeshurën me “padijen” tonë.
Të më falin aktorët se bëjnë çfarë ju thonë, por edhe ata mund të prononcoheshin disi.
Më preku fjala e Arjolës, por do të doja që edhe ajo të kishte sygjeruar ndonjë ndryshim nga ideja denigruese e autorit të filmit. Kur pashë fillimin e filmit, mendova që humori do të lindtte nga çfarë do të konstatonin në Tropojë, nga befasimi që janë aq të kulturuar sa që të dyshonin se ç’na doli përpara kaq me vlera dhe vyrtyte, por prapë do të denigronin edhe në realitet, pas paragjykimeve.
Faleminderit të gjithëve ju që më përkrahët në këtë status!