Sot, me 7 shkurt 2020, ndёrroi jetё e madhja Nexhmije Pagarusha (lindur me 7 maj 1933). Me artin e saj ajo u bё pjesё e rёndёsishmё e rezistencёs sё popullit shqiptar tё Kosovёs pёr ruajtjen e vlerave tё tij kulturore pёrballё barbarisё serbe, qё pёrpiqej t’i zhbёnte ato.
Krenar qё pata fatin tё kem miqёsi me Nexhmije Pagarushёn.
Krenar qё propozimet e mia pёr vlerёsimin e figurёs sё saj u miratuan nga Presidenca e Shqipёrisё dhe Bashkia Bajram Curr, duke e shpallur, respektivisht “Nderi i Kombit” dhe “Qytetare Nderi” e Tropojёs.
Me ndarjen e Nexhmije Pagarushёs nga jeta, ҫdo familje shqiptare ёshtё nё zi.
Ngushёllime miq, pёr kёtё humbje tё pazёvendёsueshme!
Ngushёllime familjes dhe tё afёrmve tё saj pёr humbjen e njeriut tё tyre tё dashur!
U prehsh nё paqe, Nexhmije Pagarusha!
(Fotoja: ne nje nga vizitat e mia te fundit ne shtepine e mikes sime te paharruar, Nexhmije Pagarusha, ne 86 vjetorin e lindjes se saj).