Gazetaria është art letrar, opozitë e përhershme me pushtetet dhe adhuruesia më e madhe e vlerave të KOMBIT.
E lumtun që i dhashë Shkodrës dhe Kosovës, vrullin e energjive të mija rinore në një periudhë të rëndësishme të ndryshimeve të mëdha.
Mirënjohëse Shkodrës teme që më ofroi shumëçka, nga GENI e deri tek FISNIKERIA e THJESHTËSIA, që rrjedh natyrshëm nga qytetërimi i hershëm ILIR.
Ka shumë ngjarje e detaje që lanë gjurmë në rrugëtimin tim.
KRYEFJALA JANË TRADITAT E SHKODËS NDËRSA KALLËZUESI ËSHTË LUFTA E KOSOVËS, të cilën e kam ndjekur me ditë e netë të tëra.
Kam ndjerë çlirim në shpirt kur kemi qetësu një fëmijë të vogël, jam dridh fort kur jemi mundu me shpëtu jetën e një nane të re, por fort e lumtun kam qenë kur kam pa familje tek bashkohen për të cilat jemi interesu nga Veriu në Jug me kolegë nga e gjithë Shiqëria.
SHQIPTARI TË DUA!