Me këtë stisje dëmtohet shumë rëndë rroli i SPAK-u dhe BKH-së,

Anti KÇK-ja dhe fundi i kaçakëve të sundimit obskurantist

  • Anti-KÇK-ja do t’i kontribuoj konfliktit dhe normalitetit
  • Drejtësia e re dhe projekti i sajë nuk mund të durojnë sofizmat as hipokrizinë

 Në këtë fillim viti, opinioni, mediet, elitat dhe institucionet shkencore e politike të vendit, dashje apo pa dashje janë përfshirë në një debat të panevojshme rreth krismës dhe tymit të zi të shashkës politike të radhës të  pagëzuar me emrin ‘Anti – KÇK”. Duke qenë studiues i vëmendshëm i psikoanalizës, pikë së pari me erdhi ndërmend fakti që edhe Anti- KÇK-ja, nuk është asgjë më shumë se sa një përpjekje e dështuar që bëhet për interesa të ngushta të momentit. Niçja na mëson se si fenomenet dhe e gjithë veprimtaria e njerëzve duhen parë duke u nisur nga interesi personal, që në këtë rast është zgjatja e krizës së përfaqësimit dhe sundimit abuzivistë e diktatorial, minimumi deri në vitin 2021 Shqipëria nuk ka vuajtur për mungesë të ligjeve të shkruara dhe as për mungesë të mbështetjes ndërkombëtare. Problemi i Shqipërisë është moszbatimi i ligjeve dhe pandëshkueshmëria ligjore e kushtetuese e kaçakëve dhe bandave kriminale që na vjedhin e sundojnë si në mesjetën e hershme.

  • Anti-KÇK-ja dhe KÇK-ja reale

Anti-KÇK-ja duket që është mashtrimi i radhës, një sjellje hipokrite dhe që shërben për interesat e ngushta të KÇK-së reale që ka sot Shqipëria, e që është një përzierje e pashembullt e karaktereve, origjinave dhe gjenotipeve që i bashkon modeli mesjetarë i organizimit dhe funksionimit si “Komitë”, modeli i sjelljes dhe yryshllëkut prej “Kaçaku” dhe hajnia e korrupsioni ndajë gjithkujt, në çdo gjë e në çdo vend. Shqipëria ka vite që vuan nga KÇK-ja reale, përbindëshi shkatërrimtarë që është kultivuar e rritur aq shumë jo për shkak të mungesës së institucioneve dhe ligjeve kushtetuese por nga krimet e njëpasnjëshme elektorale dhe mungesa e gjatë e vullnetit politik për të bërë shtet, shkencë dhe drejtësi. Ligësia e formulimit dhe kaosi institucional që mund të krijohet gjatë zbatimit selektiv e të njëanshëm të asaj që është pagëzuar me emrin Anti-KÇK e bën këtë nismë edhe më dëmbërëse, e që nuk do të sjellë asgjë të mirë për ekonominë as për mjedisin tonë shoqëror e politik.

  • Anti-KÇK-ja do t’i kontribuoj konfliktit dhe anormalitetit

Në këtë mënyrë se si po zbatohet Anti-KÇK-ja, kuptohet qartë fakti që nuk do të mund të goditët as krimi, as korrupsioni, as trafikantët dhe as kriminelët e vërtetë të ekonomisë dhe jetëve njerëzore. Përkundrazi, mendoj se do të dëmtohet shumë rëndë rroli i SPAK-u dhe BKH-së, për më keq, me paligjshmëri dhe dublim kompetencash po dëmtohet shumë rëndë produkti që pritet nga reforma në drejtësi. Shqipëria ka vuajtur dhe po vuan aq shumë nga arbitrariteti, injoranca juridike dhe qeverisja klanore. Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë kriza dhe as për kaos institucional e juridik. Nevojat tona themelore janë dialogu dhe bashkëpunimi, gjithpërfshirja në institucionet demokratike dhe zbatimi korrekt i ligjeve kushtetuese që bazohen në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Të tilla ligje e ndërhyrje vetëm sa e tensionojmë edhe më shumë situatën shoqërore e politike, nga ku buron edhe më shumë varfëri, edhe më shumë kriminalitet, edhe më shumë azilkërkues, edhe më shumë papunësi dhe konflikte sociale. Shqipëria është një vend i vogël dhe nuk ka kohë për të humbur me eksperimente të presionit dhe uljes e ngritjes së tensioneve shoqërore e politike. Shqipëria, si asnjë vend tjetër i rajonit po përballet me shpopullimin dhe jetën mynxyrë të popullsisë, me mungesën e institucioneve demokratike dhe zbatimin e ligjeve, përkundrejt mashtrimit dhe demagogjisë pa masë mbi të ashtuquajturat arritje e reforma pa asnjë dobi dhe progres. Zigmund Frojd ka shkruar: “Një qytetërim që lë një numër kaq të madh të pjesëtarëve të tij të pakënaqur dhe i çon ata në revoltë, nuk e ka merituar dhe nuk e meriton të ekzistojë”. Shqiptarët janë shumë të pakënaqur, përveçse të vjedhur e të mashtruar. Arbitrariteti dhe kaosi juridik e bën jetën dhe pronën e tyre edhe më të varfër e të pasigurt. Të tilla qeverisje nuk duhen lejuar dhe nuk mund të ekzistojnë gjatë. Fundi i tyre është i shpejtë dhe i sigurt, një fund që duhet të vijë vetëm përmes votës së lirë dhe bojkotit total të propagandës dhe hipokrizisë së tyre.

  • Treguesi i parë i idiotësisë është mungesa e plotë e turpit.

Kjo shprehje e Frojdit përputhet me të gjithë sjelljen politike e shoqërore të drejtuesve të lartë të politikës dhe institucioneve tona të cilët: flasin për zhvillimin e bujqësisë edhe kur e kanë shkatërruar totalishtë atë; flasin për arritjet në arsim kur e kanë vjedhur dhe abuzuar si mos më keq universitetin dhe shkollën; flasin për unitetin dhe demokracinë kur organizojnë zgjedhje moniste dhe deformojnë vullnetin e lirë të votuesve; flasin për pasuritë natyrore dhe ambientin kur i kanë vjedhur e tjetërsuar ato; flasin për shëndetësinë kur e kanë copëtuar e nxjerrë totalishtë jashtë funksionit; flasin  e përdridhen pa u nxirë e pa u skuqur. E gjithë kjo ndodh për faktin se janë idiotë e nuk kanë pikë turpi. Sundimi nga të tillë njerëz me vese dhe komplekse është pesimizëm dhe fatkeqësi e madhe për faktin se nuk ekziston asnjë mundësi apo shpresë që të tillë drejtues të mund të korrigjohen apo të mund të ndryshojnë sjelljen dhe mendimin e tyre ndaj natyrës, shoqërisë dhe mendimit njerëzor. Në lidhje me këtë të vërtetë të madhe, Frojdi ka shkruar: “Njeriu nuk ia arrin t’i eliminojë komplekset e tij, por pajtohet me to: ato ligjërisht e drejtojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij në botë”. Shqipëria meriton të përfaqësohet dhe të qeveriset nga njerëz të ditur, njerëz me moral të pastër dhe me respekt e dashuri për vendin.

 

  • Drejtësia dhe projekti i sajë nuk mund të durojnë sofizmat as hipokrizinë

Pas shumë debateve e pengesave, falë vendosmërisë dhe financimit të miliona eurove nga ana e SHBA dhe BE, erdhi koha për të parë dhe prekur nga afër produktin real të kësaj reforme. Si çdo fenomen dhe veprimtari tjetër shoqërore, administrative dhe politike, edhe reforma në drejtësi nuk është një investim dhe angazhim i bërë në emër të interesave të ngushta dhe as për të bërë drejtësi mbi njerëz të varfër që kanë vjedhur një celularë, apo një motor, apo ca kanabis apo një arkë me domate. Përkundrazi reforma në drejtësi ka në fokus korrupsionin e strukturuar dhe lidhjen simbiotike të krimit me politikën. Produkti i reformës në drejtësi nuk mund të jetë asgjë më pak se sa vajtja pas hekurave dhe përgjegjësia penale për të gjithë ish drejtuesit e lartë të politikës dhe institucioneve të vjedhura e të turpëruara nga politikanët mediokër e të babëzitur. Dukët që drejtuesit e lartë të qeverisjeve klanore e krahinore e kanë kuptuar fundin e pashmangshëm të demagogjisë dhe hipokrizisë së tyre me faktorin ndërkombëtare dhe me popullin e mashtruar e varfëruar deri në palcë. Sundimtarët tonë që nuk u rritën kurrë në nivelin e politikanit as të shtetarit duket që e kanë kuptuar faktin që projekti i drejtësisë nuk mund të trajtohet e as të shpërdorohet sikur investimet dhe projektet e tjera në bujqësi, në arsim, në infrastrukturë, në mjedis, etj, nga ku nuk është parë dhe nuk ka mbetur asgjë. Projekti i drejtësisë, për fatin e mirë të shqiptarëve nuk mund të justifikohet as me koka turku, as me demagogji e fjalë të tilla si “fajin e ka Luli apo Monika”. Dihet fakti që kriminelët dhe pronat e tyre janë krijesa të politikës, janë pasoja që duhen luftuar përmes betejës me shkakun dhe shtratin e krijimit dhe të rritjes së tyre. Në këtë kohë të rëndësishme për Shqipërinë dhe fatin e shqiptarëve në rajon dhe më gjerë, anti-KÇK-ja nuk mendoj se i kontribuon betejës me burimin e vërtetë të krimit, përkundrazi e kamuflon dhe tenton ta mënjanojë luftën ndaj shtratit politik të krimit, duke mos i kontribuar dërgimit prapa hekurave të politikanëve që zëvendësuan demokracinë me autoritarizmin dhe korrupsionin strukturorë. Shqipëria do të bëhet e do të përparojë përmes drejtësisë kushtetuese dhe gjithpërfshirjes në hartimin dhe zbatimin e ligjeve dhe politikave. Përçarjes, padrejtësisë dhe qeverisjes klanore e kriminale po i vjen fundi dhe shpresojmë e urojmë që të jetë sa më i afërt.

Please follow and like us: