I nderuari ministër,sot u gëzova dhe u mërzita që s”pata Agimin krah meje ti gëzoheshim suksesit tënd! A ka më bukur se Ministri më i suksesshëm i qeverisë e cila bëri Kosovën me Ushtri,t”ia dorëzojë punën në liri ,shokut të pushkës që e pati nē luftë.Jeta është luftë e përditshme e Ministria e mbrojtjes-si krijesë e re e një shteti në ngritje është forca,besimi dhe dashuria e të gjithëve që duan Kosovën dhe sigurinë e saj.
Tani kur ministri Berisha do ta dorëzojë detyrën,e di se do të kishe dëshiruar edhe ti si unë,ti kishe pranë Agimin e Salihun e të bisedoni cila rrugë do të ishte me mē pak pasoja,cili veprim do të sillte më shume suksese!
E di që do ta kishe më lehtë ,po Agimi,Salihu,Abazi e shum të tjerë zgjodhën rrugën e flijimit,duke ua mundësuar juve që sot të ndërtoni institucionet e paqës dhe sigurisë për Kosovēn që bashkë e ëndërruat të lirë!
Urime Anton dalsh faqebardhê para shokëve tu të rënë dhe para ne të gjallëve që kërkojmë të na i mbroni ëndërrat dhe shpresat! Tradita vazhdon…