Astronautja e NASA-s Christina Koch, e cila shpenzoi rreth 11 muaj në orbitë, në atë që është vlerësuar si fluturimi më i gjatë në hapësirë i kryer nga një grua, zbarkoi e sigurtë në Kazakistan të enjten.

Astronautja amerikane shoqërohej nga dy kolegë të saj të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, komandantin e stacionit Luca Parmitano të Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe Alexander Skvortsov të agjencisë ruse hapësinore “Roscosmos”.

Zonja Koch e përfundoi misionin 328-ditësh duke u siguruar studiuesve mundësinë për të vëzhguar efektet e fluturimit në hapësinorë për një kohë të gjatë tek një grua. Studimi është i rëndësishëm pasi NASA planifikon të kthehet në Hënë nën programin “Artemis” dhe po përgatitet për eksplorimin e Marsit nga njeriu.

Muajin e kaluar Christina Koch tha për agjencinë “Associated Press” se pjesëmarrja në ecjen e parë në hapësirë të vetëm astronauteve gra përbënte kulmi i misioni i saj.

Zonja Koch tha se ajo dhe kolegia e saj, astronautja e NASA-s Xhesika Meir vlerësojnë se ecja në hapësirë më 18 tetor “mund të shërbejë si frymëzim për eksploruesit e ardhshëm të hapësirës”.

Astronautët Parmitano dhe Skvortsov kaluan 201 ditë në hapësirë.