FEDERATA PAN-SHQIPTARE E AMERIKËS VATRA

2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458
United States

New York 04 Skurt, 2020

DEKLARATË E FEDERATËS PAN SHQIPTARE E AMERIKËS”VATRA”

Federata Pan shqiptare e Amerikes “VATRA” e vlerëson si hap pozitiv finalizimin e marrëveshjes bashkëqeverisëse mes fituesëve ; Levizjes Vetëvendosja dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vatra përshëndet formimin e qeverisë së re dhe i uron kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të tij qeveritar suksese në detyrën e re në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Po ashtu përshëndesim dhe urojmë Kryetaren e Kuvendit të Kosovës znj.Vjosa Osmani. Në të njëjtën kohë, shprehim mbështetjen tonë të pakufizuar për t’u i ofruar bashkëpunim në kanalizimin e çështjeve të Kosovës në Washington dhe New York, si dhe lobim në favor të Kosovës në politikën Amerikane.

Kemi besim të plotë se qevera Kurti, me gjithë sfidat e njohura dhe të panjohura që ka përpara, do t’u qëndrojë premtimeve elektorale dhe do të jetë bashkëpunuese, e suksesshme në realizimin e programit të saj, në zgjidhjen e problemve të pazgjidhura dhe vendosjen e normalitetit me fqinjët, në krijimin e besueshmërisë dhe njohjen botërisht të Republikes së Kosovës, ruajtjen e integritetit të plotë të territorit të saj, si dhe do të vihet plotësisht në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Per Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës” VATRA”

Elmi Berisha, President