Mbrëmje poetike me poezi patriotike të shkruara nga Fishta, Mjeda, Kadareja, Asdreni, Naimi interpretuar nga aktorët e Teatrit Kombëtar Tiranë.
Në mes tyre interpretoi edhe Robert Wilton, në gjuhën angleze poemën e Naimit “Fjalët e Qiririt” (The Flame of Albania) në një përkthim virtuoz prej atij vetë.
Grupi i aktorëve që interpretuan dëshmuan tendenciozitetin e qartë patriotik si një protestë ndaj situatës së sotme të mbushur me tradhëti të të gjitha formave dhe ishin aq aktuale sot sa ç’kanë kanë qenë në kohën kur ato janë shkruar.
MB