(çdo 3 shkurt do ta publikoj kete mirenjohje)

Udha e mbare Dritero, Poet. Thjeshte jetove e thjeshte shkove. Kur po te shoh sot ne foto me lloj lloj muti po me mbushet mendja me ardhe e me te mbyte me duart e mia.
Kujt nuk i vure grada dhe ti.
Por ne vdekje, ne mort flitet o mire o hiq. Ky eshte kodi yne shqiptar dhe me duhet ta respektoj rreptesisht si shqiptar.
Udha e mbare per sot, per kete dite vdekje, por ti e ke te pamundur te ikesh prej nesh apo me sakte ne e kemi te pamundur te te heqim nga vetja jone. Se ne mos kund tjeter, ne raft te librave gjithmone do te te gjejme e me fjalet e tua do ti flasim vetes tone.
Ata qe te shemtojne neper fotografi shperlahen me shiun e pare.
Une ta kam dhene publikisht me shkrim falenderimin se ti me ke çuar ne shkolle te larte, me rekomandimin tend prej Lidhjes se Shkrimtareve e Artisteve pas tre vitesh stazh.
Nje nate ne Kukes ne nje darke me shkrimtaret, Pjeter Marku, kryetar i deges se Lidhjes te Kukesit, te tha per mua se eshte talent dhe duam ta çojme per letersi, etj etj. Une kisha 100 poezi me vete te daktilografuara dhe ti i more me gjithe dosjen, i vendose mbi çanten tende te zeze qe e kishe anash vetes aty ku ishe ulur te restoranti i Turizmit te vjeter te Kukesit. Dhe erdhi rekomandimi i Lidhjes se Shkrimtareve per mua me firmen tende. Dhe shkova ne Universitet per letersi, tre vjet me vonese, aty ne ate dege qe kisha enderruar para se te lindja…
Por si mua ti ke rekomanduar me dhjetra letrare qe kane fituar shkollen per Gjuhe Letersi fale rekomandimit e dashamiresise tende.
Dua te ta kujtoj sot se ne stihine e perbuzjes ndaj malokeve te kufirit te gjelber te vendit qe erdhen ne periferi te Tiranes e qyteteve tona, ti dole hapur krah ardhacakeve, malokeve, çeçeneve, vandaleve, qe kishin ardhe ne livadhet e tyre, ne kullotat e tyre dimerore, dhe u kujtove fusharakeve vendallinj qe i kish bere Sulltani pronare se pas ca vitesh do te cuditeni me vitalitetin dhe me vilat e reja qe do te ndertojne ardhacaket”.
Pastaj desha te ta kujtoj sot i dashur Dritero ty dhe miletit, se kur po ndertohej Udha e Kombit ti dole kunder partise qe te quante patriark te sajin dhe ua zure gojen me shtupe te tereve, ua mbylle gojen lehesve antiudhe dhe u the se pas njezet a tridhjete vitesh nuk do te pyese kush sa kushtoi kjo udhe qe bashkoi kombin shqiptar, qe e bashkoi fizikisht kombin shqiptar dhe sot ne Sarande flitet si ne Prishtine.
Keshtu Dritero, desha te ti thom keto dy fjale se e di se u vjen inat disa prej atyre mutave qe po mburren me fotografite me ty per me na mbushe mendjen ne se ata te kane fale nga madheshtia e tyre dhe prandaj ti je i madh.