Virtyti, e verteta, e drejta -përballë gënjeshtrës, vesit, pragmatizmit, komercializmit artistik, utilitetit politik.
E verteta të bën të lirë.
“Liria jote është deri aty ku fillon liria e tjetrit” (Niçe).
“Aty ku fillon liria e tjetrit mbaron liria jote”. (Likurgu)
Filmi u shfaq, Mamaqi foli, reagoj duke genjyer përsëri,
Sulltan Rama demonstroj zhargonin e tij rrugaçëror
Tani nuk ka më asnjë dilemë së cili është misioni i këtij filmi, apo prononcimet e Ermal  Mamaqit për të vlerësuar  traditën, zakonet, doket, virtytet e Tropojës e malësorëve të Veriut, apo për zhvleftësimin e tyre, për interesat utilitare të Padrinos së tij Edi Rama.
Gërmova në kujtesën time dhe më erdhi në mendje një postulat i Filozofit të Lashtë Grek, Aristotelit.
“Do ta them të vertetën troç edhe sikur të gjithë të jenë kundër saj sepse shumë shpejt ata që e kundërshtojnë me fort do të përpiqen ta pronësojnë triumfin e saj”.
Unë të vertetën kam thanë, çfarë kam degjuar e parë sepse gjithmonë jam udhëhequr nga parimet se liria ime është deri aty ku fillon lira e tjetrit, prandaj në nëntituj të këtij shkrimi kam perifrazuar Likurgun dhe Niçen.
“E verteta të ban të lirë” në mëson Hajku, prandaj e kam ndërgjegjen e qetë.
Dramaturku Henrik Ibsen thotë:
“Ndergjegje e pastër jestek i bëtë”
Reagova ndaj prononcimit publik të Ermal Mamaqit që fyeu, bujarinë, mikëpritjen, personalitetin, intrigoj e shpifi për zakonet, doket, cenoj nderin familiar të tropojanëve  e malësorëve në përgjithësi dhe dinjitetin e integritetin e zanave, të bjeshkëve, shtojzovalleve të Alpeve, për të cilat më e shtrenjtë se vetë jeta është dinjiteti, morali, nderi.
Ai nëpërkëmbi nderin e Ajkunës, të Tanushës, për sytë e të cilës digjej Ballkani, siç u dogj Troja për Helenën.
Në vitin 1478 me dt 16 qershor tek Shkembi i Vajzës në Krujë u hodhën 90 vajza për të mos rënë në duart e turqëve që kishin pushtuar Arbërinë pas vdekjes së Kryezotit të saj Gjergj Kastrioti (Skënderbeu).
Në vitin 1638 Nora e Kelmendit, luftëtarja e paepur goditi në çadrën e tij pashain turk për të mbrojtur dinjitetin e nderin e malësores, çka deshmoi se ajo nuk është plaçkë tregu.
Në vitin 1490, historia e 300 duvakëve të Lurës na dëshmon si u sakrifikuan 300 djem dibranë për të shpetuar 300 vajza që ishin kerkuar haraç nga Pashai turk i kohës.
Shotë Galica luftoj sup me sup me burrin Azem Galicen ku demonstroj për krah tij trimëri të rrallë në Lëvizjen Kaçake të viteve 20 të shekullit të kaluar.
Rukie Ramja trimëresha e Tropojës, humbi rininë e saj  nëpër burgjet e diktaturës së mamaqëve dhe etërve të Edi Ramës për të mbrojtur nderin që u munduan të ja grabisnin strukturat shtetërore deri tek Foçer Shehu, por ia doli dhe pas një burgimi të gjatë triumfoj.
Po i rikthehem filmint duke sjellë në vemendjen e publikut aktorin Zhupan Ramën, dajën, producentin e mamaqëve sivëllaun e Vuçiçit, i cili ishte zhytur në detin e adrenalinës që buron nga deliri i tij i madhështisë për shak të pushtetit të perqendruar në Sulltanatin e tij.
Edi Rama ma anë të parave të pista rrembeu pushtetin për të kapur shtetin e uzurpuar institucionet e tij kushtetuese, kurse tani po përpiqet të godasë shoqërinë shqiptare e konkretisht trevat e veriut me bazë Tropojën, me perversitetet e tija e hodenizmin e shfrenuar në emër të modernitetit.
Kështu kanë bëre dhe etërit e tij që na grabitën lirinë e fituar me mund shekullor, avenirin e jetës, madje vetë jetën.
Mjafton të kujtojmë denimin me vdekje, ekzekutimin me varje dhe lenien disa kohë ashtu në litar tek agjensia e udhëtareve në Kukës të Promoteut të fjalës së lirë, Saharovit Shqiptar, Poetin Havzi Nela dhe kuptohet lehtë çfarë është në gjendje të bëjë diktatura edhe në gërhamat e fundit të saj për ta mbajtur pushtetin.
Askush nuk mund të na mbushë mendjen, madje edhe Sokrati po të ngrihet nga varri së fjalori rrugaçëror i Despot Ramës  është kulturë dhe e nderon Tropojën e Shqipërinë.
Babai i Tragjedisë Botërore Eskili na ka lanë një maksimë:
“Ngado që do shkoi do të marr Greqinë mbi supe”.
E ndjeva obligim si bir i Tropojës, si qytetar i saj, si artist si njëri i votëbesuar i tropojanëve për ti përfaqësuar në Parlamentin e Shqipërisë në vitet më të veshtira të saj të reagoj fuqishëm për artin komercial të rilindjes që u përpoq, jo të evokonte vlerat e Tropojës për ti zhvleftësonte ato.
Në këtë përballje publike me industrinë mediatike të Sulltan Ramës falenderoj të gjithë ata që guxuan e u rreshtuan në kahjen e drejtë dhe u bënë apologë të virtyteve të Tropojës.
Në këtë ballafaqim të madh publik tonin që përfaqësojmë virtytin, të drejtën, të vertetën me pushtetin që përfaqëson grabitjen e besimit, shpëdorimin e mikëpritjes, komercializmin artistik, pragmatizmin personal, utilitarizmin politik, ndonëse në kushte të pabarabarta, mijëra vetë me klikime, komente, pelqime e kthyen këtë betejë mediatike në plebishit popullor për mbrojtjen e vlerave të trevave të veriut.
Symbyl Aga i Sulltan Ramës Ermal Mamaqi na quajti përçarës.
Në fakt është krejt e kundërta.
Dua ti them këtij Haxhi Mileti ( Tellalli ) të Kalifatit Ramjan edhe njëherë se Tropoja është vatra e qytetërimit lliro- Dardano-Arbëror, djepi i patriotizmit e nacionalizmit, persenofikimi i bashkëjetesës fetare e solidaritetit njerëzor, kështjella e virtyteve, kryefjala e historisë kombëtare, kallzuesi  i qëndresës shekullore, djepi i dijes, kulturës e novacionit, uragan i zhvillimeve të vrullshme, promotor i ndryshimimeve të mëdha.
Të gjithë folëm tani e ka radhën Tropoja.
Jam krenar që jam tropojan.
“I LOVE TROPOJA”.