Edhe mbremë , Shqipëria u lëkund nga termeti. Dihet se nga lëkundjet seizmike u vranë kohë më parë dhe u lënduan shumë përsona në Durrës.Kjo është tragjedi natyrore .
Diqka që vjen nga Perëndia , nuk ka kush mundësi ta ndryshon . Por, tragjeditë, që po ja shkaktojmë ne vetit, këto nuk na falën, dhe si lanë as deti!Në Shqipëri nuk po bëhet gjumë i qetë nga droja e përseritjës së termeteve natyrore, e besa edhe te atyre politike.
Në pjesën tjetër shqiptare-Kosovë, po na shkaktohën termetet vetëm të natyrës politike .Thotë një fjalë e popullit “kur e vret vetën më dorë tënde, nuk kë ku kërkon gjak”.
Termetet politike po na vrasin të gjithëve?!
Nuk ka kush që i ban dy shqiptarë bashkë me u marr vesh, sa me i ba bashkë një grusht pleshta
.Nuk ka koalicion së nuk ka?!
Nuk ka së do delengji të kësaj garniture politike për para e pushtet, qe nuk po njohin askënd!Po bëjnë pazare të pista më Kosovën!Nese , nuk kan guxim apo kan presion nga dikush, për ta marr në dorë fatin e Kosovës , është burrni më tregu haptazi para opinionit të gjerë publik, e jo të veprojnë si gratë e këqija, jo kjo po ajo , e gjumbuze tjera …
Me pa qenë në bisedime më Serbinë moti do të kishin bërë kompromise, siq kemi bërë, dhe atë në dëm të Kosovës?!
E fituam shtetin pas 90 vitësh të okupimit duke e larë qdo cep të Kosovës më gjak të shumë martirëve dëshmorëve të kombit, e tash na dalin do grupe të interesit e na bëjnë këso lojëra sikur të kishin vdekur shqiptarët më ka krejtë!Po kush jeni ju bre që po merrni guxim në emer të sovranit, të futni në këtë rrugë pa kokë Kosovën? Po, nuk na ndihmon askush nese ne nuk i ndihmojmë vetit.
Pse dhe më çfarë arsye më na ndihmu vendet e KUINT-it, kur ne nuk e ndihmojmë vetën tonë?
Vendet e huaja sado miqë që i kemi , më shumë së miqësi kan interesa, dhe kjo është krejtë e logjikshme .
Një popull i vogël , e po bëjmë këso shfaqje të turpit para botës demokratike!
Vetëm një Qeveri e Shpëtimit Kombëtar ,apo Qeveri e Ekspertëve siq e kam thënë edhe më parë, do të kishte bërë punë, që të dalim nga lloqi i madh ,në të cilin jemi futur, jo vetem më fajin e kësaj klase politike , por edhe më fajin e të gjithë neve…!