Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat e para për lëkundjet e tërmetit që tronditën Shqipërinë mbrëmjen e sotme dhe janë ndierë deri në Kosovë.
Sipas MM, IGJEUM njofton paraprakisht se tërmeti ishte me magnitudë 4.9, me thellësi 7 km, me epiqendër në fshatin Bubq.
“Goditja kryesore ishte e orës 21:15 me magnitudë 4.9 të shkalles rihter, me thellësi 7 km, me epiqendër në fshatin Bubq. Goditja është shoqëruar nga pasgoditje më të vogla, të cilat shoqërojnë aktivitetin sizmik të 26 nëntorit.
Nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale, deri tani.
Nuk  raportohen dëme në Korçë e Pogradec ku janë ndier lëkundje të lehta”, deklaron MM.