Kur eshte nda baba me vellezerit e tij (vet i shtati), para 40 vjetesh, nuk kane thirre deshmitare, as kusheri, as fqinj.
Shtepite dhe dhjetra hektere toke ne Plave, i kane nda ne parcela dhe pastaj i kane futur femijet te terheqin shortin / loto. (E mbaj mend, isha 7 vejçar).
…
Stergjyshi, kur ishe dale prej Rugove ne Plave, bashke me vellezer e disa kusherinj te brezit te pare, nuk kishte kerkuar hise, asnje pellembe. Nuk kishin pasur shume toke, por aq sa kane pasur, ua kishin lënë kusherinjve ne Kuqishte. (Tash tallemi ndanjeher, u themi kusherinjve se do kthehemi te ndertojme shtepiza per pushime).
…
Sot, baba, 84 vjeç, percjelles i zhvillimeve politke prej se mbaj mend, dukej shume i demoralizuar per mosmarreveshjet rreth krijimit te koalicionit qeveritar.
Derisa po flisnim ne telefon, me pyeti se a ka gjasa te behet (qeveria) sonte, ndersa une iu pergjigja – nuk e di.
Ne keto momente qe po flasim jane ne takim me keta ambasadoret e huaj dhe po perpiqen te arrije nje marreveshje, i thash.
“Marre u kjoft”, tha.
…
Tash kur baba do t’i shikoje lajmet, druaj se nuk do te flej gjithe naten nga nervoza.
Dhe, une ndej keqardhje!
Ai dhe gjenerata e tij jane ndryshe prej nesh, me serioz, me trima, me fisnike, me bujare.
Ata kishin pasuri e shkolle me pak sesa gjenerata jone, por zemren, dashurine, respektin, idealet i kishin me te medha.
Gjenerata e babes kishte me shume karakter, derisa neve po zhvishemi perdite prej tij.
Pa Besë, pa e mbajtur fjalën e dhënë,
nuk do te na duhet as shkolla as pasuria.
Kur e kujtoj edhe pabarazine para ligjit, atehere druaj se do te vazhdojme te jetojme edhe “ca vite”, keshtu, te neperkembur dhe pa dinjitet.
E keqja na ka marr anën!
Na fal bablok!