Cilat janë arsyet përse rrudhim fytyrën kur kafshojmë limonin?

Të rrallë janë njerëzit që munden të hanë një limon të tërë pa shtrembëruar fytyrën.

Shumica e kanë të pamundur të mos rrudhin mimikën që në momentin e kontaktit mes buzës dhe limonit.

Kjo për faktin se ky reagim nuk kontrollohet dot.

Ky frut ka aftësinë të lëvizë të gjithë muskujt e fytyrës duke i befasuar shkencëtarët.

Këta të fundit sidoqoftë e kanë një shpjegim.

Arsyet përse rrudhim fytyrën kur kafshojmë limonin

Sipas ekspertëve, kur ushqimi bie në kontakt me pështymën, truri e merr të gjithë informacionin për shijen dhe aromën e ushqimit. Kur njeriu konsumon ushqime të athëta, reagimi është mjaft qesharak por vetëm për faktin sepse shija është shumë e fortë dhe limoni ka aciditet të lartë.

Siç e thamë edhe më lart, shtrembërimi i mimikës pas ngrënies së diçkaje të athët është i pavullnetshëm.

Mos ndoshta ka të bëjë me genet?

Studiues të ndryshëm argumentojnë se genet luajnë një rol madhor në përcaktimin individual të perceptimit të shijes së athët.

Studimet shkencore që janë bërë mbi të gjitha shijet tregojnë se njeriu e bën dallimin e shijeve pjesërisht edhe për shkak të geneve të tyre.

Pra nëse dikush ka një ndjeshmëri më të lartë ndaj shijes së athët mund të mos preferojë ushqimet si limoni apo uthulla.

A e dinit se dikur njeriu e prodhonte vetë vitaminën C?

Pjesa më e madhe e krijesave në tokë përveç njeriut janë në gjëndje të prodhojnë vetë vitaminën C.

Megjithatë edhe njeriu një herë e një kohë arrinte të prodhonte vetë vitaminën C.

Sipas ekspertëve, njerëzit e kanë humbur aftësinë e prodhimit të vitaminës C, sepse është ushqyer gjatë gjithë kohës me produkte që kishin përmbajtje të kësaj vitamine.

Për pasojë, organizmi nuk e ndien më të nevojshme të prodhojë vitaminën C, duke qenë se ajo merret me bollëk nëpërmjet frutave dhe perimeve.

Please follow and like us: