Istog, 26 janar 2020

Nën kujdesin e Kryetarit të Komunës z.Haki Rugova , organizuar nga Drejtorati për Arsim dhe Kulturë dhe me bashkëpunim Klubin e Shahut të Istogut,
U mbajtë TURNIRI MEMORIAL TRADICIONAL I SHAHUT I 25-ti me radhë me rastin e 28 Vjetorit të rënies së Tre dëshmorëve të Shkollës Shqipe të fshatit Uqë .
Turnirin memorial Tradicional e hapi Kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës z.Nusret Avdiu, ndërsa në emër të Kryetarit të komunës së Istogut të pranishmit i përshendeti z.Hajrush Shoshi drejtor komunal i Arsimit duke ju deshiruar garë të suksesshme shahistëve konkurent.
Në emër të familjarëve të dëshmorëve duke luajtur figurën e parë z.Hamdi Hysenaj e hapi Turnirin memorial garues.
Turnirit Memorial për nder të dëshmorëve iu përgjigjen shahist të njohur nga Kosova, Shqipëria, Sanxhaku, Zvicra, Medvegja dhe shumë vende tjera gjithëkombëtare.
Turniri memorial kishte karakter garues në 5 nivele me shpërblime dhe mirënjohje.

Vendi i parë;
1. SULEJMAN SULJOVIC nga Sanxhaku

Vendi i dytë;
1. Bedri Sadiku

Vendi i tretë;
1. Endrit Uruci

Vendi i katërtë;
1. Bashkim Shkurti

Vendi i pestë;
1. Xhevat Suhogërlla

Urime dhe falenderime për organizatorët , njëherit urime fituesve.
Falenderime për pjesmarrësit në garë.

Dëshmorëve të Shkollës Shqipe
L A V D I !

Autori i shkrimit ; Nuradin Imeraj