Në Vranoc të Lugut të Baranit, ndërroi jetë Maxhun Azem Bajraktari, i cili me nderime u varros sot në vendlindjen e tij.
Maxhun Bajraktari rrjedh nga një familje patriotike, e cila në periudha të ndryshme ka sakrifikuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjyshi i Maxhunit, Sali Bajraktari, në vitin 1913, në kohën kur ushtria malazeze nën terrorin e armëve dërgonte banorët e fshatrave të Lugut të Baranit për t’ua ndërruar kombin dhe fenë në Patrikanën e Pejës, te Ura e Gurit, doli në mbrojtje të popullatës së këtyre fshatrave, bashkë me Arif Halilin e Poçestës. Për shkak se kundërshtuan urdhërin e ushtrisë dhe xhandarmërisë malazeze, Sali Bajraktari dhe Arif Halili u pushkatuan. Pas këtij refuzimi, terrori nga ushtria malazeze, vazhdio në fshatrat e Lugut të Baranit.
Me rastin e vdekjes së Maxhun Bajraktarit, fëmijëve të tij, vëllait Halitit dhe gjithë vllaznis sonë, u shprehi ngushëllimet e mia ma të thella për këtë humbje të madhe.
Harry Bajrakatari
New York, 2020