Lagështia lë gjurmë në cilësinë e gjumit.
Këtë e thonë ekspertët sipas të cilëve luhatjet e niveleve të lagështisë mund të shkaktojnë mjaft probleme.
Studimet kanë zbuluar se cilësia e mirë e ajrit, që përfshin edhe nivelin e saktë të lagështisë, përmirëson cilësinë e gjumit.
Rekomandimet shkencore për nivelin e duhur të lagështisë thonë se ai duhet të jetë nga 30 deri në 45 përqind.
Nëse lagështia në shtëpinë tuaj është mbi 50 përqind, ajo shkakton rritjen dhe përhapjen e mykut.
Gjatë stinës së alergjive, niveli i lagështisë rekomandohet të jetë nën 50 përqind që të ulë rrezikun e baktereve dhe alergenëve.
Përse duhet lagështia
Sistemi respirator i njeriut përmban qime mikroskopike të cilat kanë nevojë për lagështi në largimin e baktereve nga hunda dhe kraharori.
Thatësira e pengon këtë proces dhe bakteren shumohen në organizëm.
Kur është koha që të rregulloni nivelin e lagështisë në shtëpi
Kur në dollapët tuaj shfaqet myku, atëherë në to ka shumë lagështirë.
Nëse peshqirët e banjës qëndrojnë të lagësht, atëherë niveli i lagështisë është i lartë.
Nëse ju thahet fyti ose ju çahen buzët pas gjumit, ajri është i thatë.
Gjakderdhja e tepërt nga hundët mund të tregojë edhe një ajër shumë të thatë.
Ajri i thatë, e ftohura dhe bllokimet gjatë gjumit
Ajri i thatë irriton rrugët e frymëmarrjes dhe lehtëson hyrjen e viruseve të cilët jetojnë më gjatë në ajër të thatë.
Njeriu ftohet më shpesh dhe bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes e lë pa gjumë.
Kësisoj kuptohet lehtë se si nivelet tepër të ulëta të lagështisë ndikojnë tek gjumi por edhe shëndeti i përgjithshëm.
Nga ana tjetër, ajri i thatë shkakton edhe gjakderdhje nga hundët.
Ajri i thatë ndikon edhe në shëndetin e lëkurës e cila preket më lehtë nga ekzema.
Nëse tashmë vuani nga alergji të ndryshme, duhet të dini që ajri i thatë i përkeqëson ato.
Mënyra më e thjeshtë për të shtuar nivelin e lagështisë në shtëpi është që të hapni dushin për disa minuta, pse të lëni në dhomën e gjumit një enë me ujë e cila do të avullojë.