Politikë prehistorike… – Nga Ramiz LUSHAJ

2-shi kurrnjiherë nuk do të bahet 2-dysh.
1-shi asnjëherë nuk do të mbetet 1-sh.
As plusi midis tyre nuk do të na japin Tre…

21 janari ishin Ata…
21 janari do të mbetemi Ne…
Një dëshmi si Politika të fut nën dhé…

Një ditë mesjetare e “Politikës së Hunit”
Politikë prehistorike me gjuajtjet e gurit…

2-shi është ombrellë
1-shi është karem
Politika e 21 janarit
Vjedh e vjellë…,
gjak e vrerë…
Rrjedh…

11 Janari e kërkonte 21 Janarin…
8 Nëntori e luftonte 8 Dhjetorin…
Dëshmorë të rinj kërkon Politika e Ditës,
Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Tiranë, 21 janar 2016