VETMI E BURGOSUR
Dimëri po më futë frikën
Çdo gjë e ngrirë,tharë edhe pemët
Gishtërinjtë e duarve nuk i ndjej
Afër zjarrit kallem,nxihëm si dru e lagur
Larg tij dridhem si zog pa krahë
Në vetminë e burgosur pa ty
Në rrafsh t tmerr vapa, frikë acari
A do vish prap një ditë?!….
VALBONA E BARDHË
Isha dje në Valbonë
(ëndërr malli më dërgoj)
Kishte vënë qeleshen e bardhë
Iu kishin rritur amat shtatit
Rrëmbyeshëm valët shkonin shtratit
Sa e këndshme ajo këngë qumështore
Ujëvaret shkumbë e bardhë
Pishat nën streq si nuset me duvakë
Sa shpesh më përkund në ëndrra
Trishtueshëm iki prej saj
Shpirti shprush përmallshëm
Të ngrirë e mbaj shikimin…
AS FTOFTE AS NXEHTE…
Verës, përvlohëm nga vapa
Frymëmarrja ngadalsohet
Aritmia dalldiset
Shkoj birucave të podrumit
Prap val, ku të shpëtoj?
Ku ta gjej freskinë e humbur
Varë dredhave në bistekët e tu…
Gjakovë,
Janar,2020