Ballina Aktualitet ELMI BERISHA ZGJIDHET ME UNANIMITET KRYETAR I FEDERATËS PANSHQIPTARE...

ELMI BERISHA ZGJIDHET ME UNANIMITET KRYETAR I FEDERATËS PANSHQIPTARE “VATRA”

Lajm nga Rali LURA

                              Sot, e dielë, më 19 janar 2020, në Michigan – Detroit të Amerikës i zhvilloi punimet e tij Kuvendi Zgjedhor i Federatës PanShqiptare “Vatra” me rreth 100 delegatë nga të gjitha degët e saj në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

               Dy ishin kandidaturat kryesore për kryetar i Vatrës: dy veprimtarët e mirënjohur, Elmi Berisha dhe Agim Rexha.

               Kryetar i Federatës PanShqiptare “Vatra” u zgjodh me unanimitet të plotë z. Elmi Berisha.

 Z. Agim Rexha u tërhoq nga gara, pasi u zgjodh Kryetar Nderi i Vatrës.

Ju urojmë suksese dy personaliteteve të njohura panshqiptare dhe Vatres tonë historike…!

____________________

KUVENDI ZGJEDHOR I “VATRËS”

E dielë 19 Janar 2020

Teqeja Bektashiane Baba Rexhebi

Taylor, Michigan

P R O G R A M I

9:00 AM Regjistrimi i delegateve dhe Zgjedhja e Komisionit prje tre vetësh, për verifikimin e kredencialeve të delegatëve.

10:00 Hapja e Kuvendit

Z. Julian Çefa, me i vjetri ne salle, pershendet dhe propozon Kryetarin e Kuvendit me ndihmesit, nenkryetarin dhe Sekretaren.
10:05 Hymnet Kombëtare
10:15 1 Minut Heshtje për Deshmorët e Kombit
10:16 Paraqitja e mysafirëve : Dervishi i Teqese, Elidon Pashai, Imzot Ndue
Gjergji i Kishes katolike”Zoja Pajtore” dhe Imam Shuaip Gurguri i Xhamise ne Detroit.

10:20 Përshëndetje të shkurta nga disa prej mysafirëve.
11:40 Raporti i kryetarit dorëheqës, Z. Dritan Mishto
10:40 Paraqitja e Kryetarëve të Degëve të Vatrës: Dega Michigan, z. Mondi Rakaj; Dega Hudson Valley, z. Elmi Berisha; Dega Dega South Florida, z. Kolec Ndoja; Dega Jacksonville, Florida, z. Adriatik Spahiu; Dega Tampa, Clearëater, z. Tasim Ruko; Dega Queens, NY, Dr Skender Myrtezani; Dega Toronto, z. Toni Sufaj; Dega Hartford, CT, z. Milaim Tahiri.
11:20 Leximi i mesazheve përshëndetëse
12:05 PM Raport mbi gjëndjen financiare nga Arkëtari i deritanishëm, z. Marjan Cubi
12:10 Raporti i Kryetarit të Fondacionit “Vatra Foundation, Inc.”, Dr. N. Kalici
12:15 Raporti i Fondit të Studentave “Vatra Educational Foudation” Z. Mit’hat Gashi
12:20 Raporti i Editorit të gazetës “Dielli”, z. Dalip Greca. (Mbaron Seanca e parë).

12:35 Dreka

SEANCA E PUNES

1:35 Raporti i Kryetarit te garancive Statuore z. Bashkim Musabelliu.
1:40 Pyetje, spjegime dhe rekomandime mbi raportet dhe aprovimi i tyre.
1:45 Propozime dhe diskutime për ndryshime/shtesa në Kanunore, që kanë të bëjnë me rregullimin administrativ të Federatës.

2:00 Zgjedhjet: Paraqiten kandidatët për kryetar.Kandidatet paraqisin platformat. Pas paraqitjes se platformave dhe pytjete e kandidateve ndaj njeri tjetrit, delegatet kane mundesine te bejne pyetje.

Komisioni u jep Fletet e Votimit me emrat e Kandidateve delegatëve dhe i fton te votojne. Vota eshte e fshehte. Cdo delegat vë një shënjë tek emëri i kandidatit për të cilin voton dhe e fut letrën e palosur ne Kutine e votimit.
Komisioni i numron votat dhe shpall rezultatin.

2:40 Përshëndetje nga Kryetari i posazgjedhur, i cili kërkon 20 minuta pushim për konsultime mbi përbërjen e udhëheqësisë së re.

3:00 Paraqitja e listës së udhëheqësisë së re para delegatëve për aprovim.
4:00 Mbyllja e Kuvendit.

D A R K A

7:00PM Darka s në Kishen Zoja Pajtore – 29350 Lahser RD, Southfiel , MI 48034

___________

Foto e dy delegatëve nga Dritan Haxhia – Amerikë