Kushtuar artistit-politikanit- publicistit- studiuesit- veprimtarit të paepur të Çështjes Kombëtare Azgan Haklaj.

Zgjohet në mëngjez,
Me ëndrren e Kombit në sy.
Një këmbë në Kosovë.
Tjetrën në Çamëri.

Çdo gjë në jetë e ka një fund,
Por, ti do të mbetesh përgjithmonë.
Një zë vigan që malet tund.
Një yll i shndritshëm natën vonë.

Pagan, Krisht e Muhamet,
Një asht I fortë, strall e çelik.
Dheu i Kombit të jep forcë,
Se je legjendë, i dashur mik!

Në këtë kohë katran të zezë,
Kohë intrigash, marrëzie,
Që nga Tivari në Prevezë.
Shpërndanë kudo aromë lirie.

Toka e Shqipes të blatoi.
Një emër që të kujton luanin.
Dhe ylli i fatit të bekoj.
Atdheut tonë t’i rritësh namin.

Me penë ju ngrite përmendore,
Apostujve që ka Atdheu.
Vallen e Shqipes dorë për dore,
Me ty e hedh dhe Skënderbeu.

S’të del kohë për të ndaluar.
Shpirtndritur, i paepur.
Nga ç’materie je gatuar?
Djalë i Kombit, zemërhekur!

Dardan ÇAMËRIA