Përbërësit:
Pjesa e gjoksit të një pule të majme (ose një fileto pule e madhe)
200 gr salcë kosi
2 lugë gjelle majonezë
2-3 thelpinj hudhër
5-6 lugë gjelle me arra të thërrmuara
Vaj ulliri
Kripë
Përgatitja:
Si fillim pastroni mishin e pulës dhe ta vendosni në një tenxhere të vogël, hidhni ujë deri sa të mbulohet, shtoni pak kripë dhe vendoseni në zjarr të ziejë derisa të zbutet. Bashkoni në një tas të vogël salcën e kosit me majonezën duke i trazuar të dyja bashkë derisa masa të bëhet homogjene.
Më pas, shtoni aty hudhrat e shtypura si dhe arrat e thërrmuara dhe përziejini derisa masa të njëtrajtësohet. Më pas mishin e pulës bashkojeni me salcën e përgatitur më sipër, provojeni nëse ka kripë sa duhet, shtoni pak vaj ulliri, përziejeni dhe vendoseni në frigorifer për dy apo tre orë. Më pas është gati për t’u shijuar.