Ballina Aktualitet Dielli nuk lindi sot për të rrallin Xhevdet Ferri! – Nga...

Dielli nuk lindi sot për të rrallin Xhevdet Ferri! – Nga Sali BERISHA – ish President e ish Kryeministër i Shqipërisë

Te dashur miq, Xhevdet Ferri, njeri nga artistet me te shquar dhe me te dashur te filmit dhe teatrit te Shqiperise mbylli dje syte pergjithmone. Xhevdet Ferri, qe ne vitet e rinise do te hynte ne skenen e filmit dhe teatrit me i talentuari nje super yll i brezit te tij. Me interpretimet e tij ne dhjetra e dhjetra role ai me talentin e tij dhe virtutet arriti te fitonte emrin e mire te nje artisti te madh dhe te dashur e te respektuar nga publiku shqiptar.
Xhevdeti u nda nga jeta para kohe, per moshen e artit ai iku i ri kulme dhe lartesi te reja ishin horizonti qe prisnin ate dhe filmin shqiptar. Por ai iku i pavdekshem sepse do te jetoje e shnderrise perjete me veprat qe la.
Pasardhes i nje familje me emer e te shquar per Kosoven dhe mbare kombin ai me dinjitet te madh do mbarte vlerat e saj. Per familjen, miqte, te afermit por edhe per artin, kulturen tone ndarja nga jeta e Xhevdet Ferrit eshte nje zi e rende, humbje e madhe e pakompensueshme.
Por e tille eshte kjo humbje per familjen e tij politike, Partine Demokratike dhe demokratet shqiptar qe kishin tek Xhevdeti nje personalitet, ligjevenes qe ju dha emer dhe nder.
Duke shprehur ngushellimet me te ndjera familjes tij te nderuar, ju ftoj te dashur miq si mirenjohje e thelle ndaj Xhevdet Ferrit ti lutemi Zotit qe shpirti i tij i mire te prehet ne paqe. Ngushellime! sb