Nuk është ndarja e posteve, presidenti as numri i ministrive,siç po thuhet publikisht, por problemi i vërtetë që po pengon koalicionin dhe formimin e Qeverisë së re, është SHIK-u.
Është fakti se në krye të Kuvendit të Kosovës nga VV,u vendos sërish një pjestar dhe bashkëpunëtor i organizatës së Kadri Veselit-SHIK, me të cilin nuk mund të bëhet ç’kapja e shtetit, luftimi i të keqes, as çrrënjosja e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.
Është GlaukKonjufca, emri i të cilit jo vetëm qe u përfol e lakua disa herë se ishte pjesëtar i SHIK-ut,por sipas një dokumenti që ditë më parë, më ra në dorë,(nëse vërtetë është origjinal),të cilin nuk desha ta publikoja menjëherë, me shpresën se do të formohet qeveria e re, del se njëmend, ai paska qenë njëri nga anëtarët pionier të organizatës së përfolur të Kadri Veselit.
Kështu që megjithëse nga dita kur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit të vitit që lamë pas, kanë kaluar mbi tre muaj dhe përkundër faktit që janë mbajtur mese 8-9 takime ndërmjet udhëheqësit të LVV-s, dhe atij të LDK-s, deri më tani, përveç deklaratave premtuese nuk pati pothuajse asnjë rezultat, sa i takon pritshmërisë dhe nevojës për formimin e Qeverisë së re.
E çuditërisht, kështu nuk ndodhi edhe me parlamentin, madje konstituimi i tij dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit u aprovua me të parën dhe mori pëlqimin e shumicës pa asnjë insinuatë dhe as më të voglin kundërshtim.
Në gjithë këtë histori, duket që pikërisht vendosja e GlaukKonjufcës në krye të Parlamentit, jo vetëm se nuk i ka pëlqyer fare LDK-s, por edhe është bërë mollë sherri për mosarritjen e pajtueshmërisë ndërmjet dy partive fituese të zgjedhjeve të fundit për formimin e qeverisë.
Pra nuk është ndarja e posteve, presidenti, as numri i ministrive, përkundrazi, është fakti që GlaukKonjufca, u vendos në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ai jo vetëm që ishte përfolur si ish pjesëtar i SHIK-ut, por sipas dokumentit të lartcekur,po del të ketë qenë njëmend, njëri nga anëtarët e parë të organizatës së Kadri Veselit.
Për aq më tepër në mesin e emrave të paraqitur për ministra më 6 janar 2020, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, propozoi edhe Rozeta Hajdarin për ministre të Ekonomisë, ish udhëheqëse e Qendrës së Koordinimit të Donatorëve dhe këshilltare e jashtme, gjatë vitit 2008, në Zyrën e Kryeministrit Thaçi.
Vitin e kaluar, në momentin që në Kuvend bëhej piskamë false kinse kundër pjesëtarëve të SHIK-ut dhe bëmave të tyre, ish kryetari KadriVeseli dha një shpjegim të shkurtër por tejet domethënës e transparent, kur deklaroi publikisht: “Hajt se kam me ju ngi-SHIK!”
Kjo jo vetëm që po dëshmohet se ishte plotësisht e saktë, por sipas një dokumentit që pak ditë më parë, më ra në dorë, vërtetë po del që Kuvendi i Kosovës assesinuk po mund të lirohet nga dominimi i SHIK-ut, madje ai edhe në këtë legjislaturë do të udhëhiqet nga njëri prejpjesëtarëve fillestar të kësaj organizate fantome.
Kështu që nga udhëheqja e deritanishme prej vet kryetarit të SHIK-ut,z. KadriVeseli, edhe në mandatin pasues,që sapo ka filluar, në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do ta kemi një pjesëtar të hershëm dhe njërin prej anëtarëve pionier të SHIK-ut, z. GlaukKonjufca.
Në këtë mënyrë po dëshmohet katërçipërisht se strukturat dhe rrjeti i bashkëpunëtorëve të SHIK-ut,jo vetëm se janë të pranishëm gjithkund dhe të kudogjendshëm, por edhe të involvuar si individ, apo pjesë e klaneve të barrikaduara , ku më pak e ku më shumë,pothuajse në çdo parti dhe segment politik në vend.
Ata duke qenë në krye të Kuvendit, dirigjojnë me të, ashtu si duan vet, të cilët tash e sa kohë e kanë kapur për fyti shtetin e brishtë të Kosovës dhe janë në gjendje që në çdo moment, t`ia zënë edhe frymën, nëse vërtetë u konvenon dhe është në interesin e tyre.
Kështu që nuk janë më ministritë as posti i presidentit, ato që edhe pas më tepë se tre muajsh të kaluar nga zgjedhjet, po pengojnë koalicionin dhe formimin e qeverisë së re, ndërmjet LVV-s dhe LDK-s, por emri i personit kyç, të vendosur nga VV në krye të Kuvendit.
Është fakti se megjithëse ky post i ishte premtuar LDK-s,ai jo vetëm që nuk iu dha asaj, por edhe në krye të Kuvendit u vendos një njeri, i cili figuron të ketë qenë pjesëtar i vjetër i SHIK-ut dhe organizatës fantome të Kadri Veselit.
Ndaj nëse LVV nuk heqë dorë nga kryesimi i Kuvendit me pjesëtar dhe ish bashkëpunëtor të SHIK-ut, koalicionit të ashtuquajtur të shpresës, vërtetë po i vije fundi dhe formimi i Qeverisë së re ndërmjet LVV-s dhe LDK-s, shihet hapur se do të dështoi përfundimisht.
Me këshilltar të Thaçit dhe pjesëtarë të SHIK-ut në krye, jo vetëm se nuk mund të kthehet shpresa e qytetarëve, por as të arrihetç’kapja e shtetit.
Me ta mund të vijoj vetëm thellimi i korrupsionit e krimit të organizuar dhe vijimi i avazit të vjetër keqqeverisës.
Ndërsa humbësi më i madh, padyshim, do të jetë votuesi i vetëdijesuar në vend, shteti i kapur i Kosovës dhe qytetarët e varfëruar deri në mjerim të saj, migrimi masiv i të cilëve, nën këto kushte, mjerisht do të vazhdoj në mënyrë masive edhe në të ardhmen, deri te zbrazja fatale e Kosovës së “lirë” nga shqiptarët.
Gani Qarri