Me datën 14. 01. 2020, Ora 13.30, Hotel Sirius, Prishtinë

Pjesëmarrës:

– Ambasadori William Walker

– Nikola Sanduloviç, Kryetar i Republikanëve të Serbisë

– Prof. Faton Kurti, Kryetar i Republikanët e Kosovës

Në kohën kur makina e propagandës serbe është më aktive se kurrë kundër Kosovës, historia rrezikon të shtrembërohet keqas, ndaj Republikanët së bashku me ambasadorin Walker, ndjejnë nevojën imediate të pohojnë fort, qartë dhe me fakte se “Reçaku nuk është gënjeshtër”. Jo vetëm Reçaku, por të gjitha krimet serbe në Kosovë, duhet të dalin në dritë.

Një krim i mohuar është vrasje për së dyti, ndaj Republikanët e Kosovës në bashkëpunim me Republikanët e Serbisë, njohin vetëm një rrugë për afrimin dhe paqen mes dy popujve tanë: Njohja, pranimi i gjenocidit dhe kërkimi i faljes nga ana e Serbisë për gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë. Prej vitit 2015, Republikanët e Kosovës dhe të Serbisë e kanë parashtruar këtë platformë para mediave shqiptare në Tiranë e tash është koha që nga qendra e Kosovës në Prishtinë të ofrojmë një alternativë të paqes dhe bashkëpunimit real, por jo të ngritur mbi mohimin dhe fshehjen e së vërtetës dhe shtrembërimin e historisë.

Ftojmë të gjitha mediat e Kosovës të jenë të pranishme në këtë konferencë që mbahet të Martën, 14 Janar 2020, në Hotel Sirius, ora 13.30. Organizuar nga Republikanët e Kosovës, REK