Nderohet dhe vlerësohet si hero i lavdishëm, major i xhandarmërisë mbretërore, si symbol i rezistencës, patriot e atdhetar – pushka e parë anti fashiste që mori në dorë mbrojtjen e vendit dhe vazhdimin e luftës kundër nazifashistëve

QUEENS, NY: Me një pelegrinazh përkujtimor, që është mbajtur tek varri i tij, në varrezat publike “Maple Grove Cementry” në Kew Gradens (Queens), është përkujtuar sot në Queens – New York, 44 -vjetori i vdekjes së Gjeneral Abaz Kupit.

Në këtë pelegrinazh të përvitëshëm morën pjesë udhëheqësit e Partisë Lëvizja e Legalitetit, drejtues, historianë dhe veprimtarë të komunitetit. Ata me praninë e tyre evokuan edhe këtë her kujtimin e heroit tonë kombëtar Abaz Kupi, duke e konceptuar këtë veprimtari, edhe si një nga veprimtaritë më të rëndësishme të nacionalzimit dhe patriotizmit shqiptar në diasporë në përkujtim të Abaz Kupit.

Abas Kupi (1892-1976) i njohur edhe nga nofka e luftës (nome de guerre) si Bazi i Canes, ishte një politikan, udhëheqës dhe luftëtar nacionalist shqiptar, i njohur kryesisht për rolin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Si një mbretëror, ai krijoi Lëvizjen e Legalitetit në Shqipëri dhe SHBA e cila punoi në atë kohë që të promovoi rikthimin në fronin e Zogut të Shqipërisë. Gjatë Luftës së Ftohtë në migrim Kupi krijoi Komitetin Kombëtar Shqiptar « Shqipëria e Lirë » me Profesor Rexhep Krasniqin, ime cila kishte për qëllim rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri dhe kthimin e monarkisë. Me të mbërritur në Itali ai u internua për ca kohë në kampe internimi amerikan. Ai vazhdoi veprimtarinë e tij politike dhe në korrik 1948, së bashku me figura të tjera shqiptare në migracion krijuan Komitetin Kombëtar Shqiptar « Shqipëria e Lirë ». Abaz Kupi vazhdoi veprimtarinë e tij antikomuniste derisa vdiq në New York, në janar 1976

Figura e Abaz Kupi, edhe këtë her u verësua sidomos për atë që bëri ai 80 vjet më pare, në krye të trupave të Mbretit Zog, duke bërë edhe rezitencën parë historike, e të parën në Europë, duke iu kudërvënë pushtimit fashist me armë në dorë së bashku me Mujo Ulqinakun – dhe duke ia zbardhur në këtë mënyrë edhe faqen Shqipërisë, më 7 prill 1939.

Ai êshtë kujtuar nga legalistë e mbretërorët në Amerikë edhe si themelues i Organizatës Kombëtare të Lëvizjes së Legalitetit, në SHBA – partia PLL.

Në këtë pelegrinazh të përvitshëm, morën pjesë dhjetëra vetë: mbretërorë, legalistë, demokratët, drejtues të komunitetit, anëtarë të familjes Kupi, miq dhe dashamirës.

Pelegrinazhi përkujtimor u fillua me hymnet kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë si dhe një minutë heshtje, për të kujtuar me nderim dhe respekt të gjithë të rënët , për liri, pavarësi e demokraci.

Zoti Ahmet Hoti – udhëheqës i kësaj përkujtimore, e nisi këtë perkujtimore për të dhënë një respekt edhe atyre mbretërorve e legalistëve që u ndanë nga jeta këtë vit, Fran Sokolin, Albina Previzin.

Ndërsa,duke folur për veprimtarinë e Abaz Kupit, kujtoi atë në disa pasazhe referuese historike, të jetës së tij, duke u ndal disa herë gjatë fjalës së tij, në tentativat e Kupit për një triumf të dytë të legalitetit.

Hoti tha se kapërcipërisht aktiviteti dhe veprimtaria e Abaz Agës në Luftën e Dytë Botërore dhe gjatë gjithë jetës së tij “ka qenë lufta kundër murtajës së keqe komuniste në Shqipëri”. E cila, siç tha ai duke edhe mbas ngjarjeve të 1997 u “rizgjua” dhe ka pushtetin edhe sot në Shqipëri, si ideologjie trashëguar nga bijtë e atyre që erdhën në pushtet në 1944.

Më pas ai lexoi edhe përshëndetjen e Kryetari të partisë Lëvizja e Legalitetit në Shqipëri zotit Shpëtim Axhami, i cili
përshëndeti nga Tirana tubimin në përkujtim tē Gjeneral Abaz Kupit.

Kam nderin që në emrin tim personal si kryetarit i PLL dhe në emer të Kryesise PLL të përshëndes gjithë të pranishmit në aktivitetin e deges tuaj në nderim të figures të heroit tonë kombetar, udhëheqësit të rezistences antifashiste , krijuesit të OKLL dhe besnikut për gjithmone te Mbretit Zog I, Gjeneral Abas Kupit, thuhej në mesazhin e kreut të PLL-së nga Shqipëria.

Ai po ashtu kujtojë se Dega PLL Amerikë ka qenë ajo që e ka mbajtur gjalle frymen mbreterore-zogiste pēr vite me rradhë gjate diktatures më të eger komuniste te vendosur ne Shqiperi pas vitit 1944.

« Pa tjetër, ajo që ju sot beni, per të perkujtuar figuren e Abaz Kupit na nderon të gjitheve, na ben optimist, na motivon dhe na jep kurajo në punen tone të përditshme të perbashket.

Dhe, kjo merr vleta të vecanta, aq më teper duke ditur se kush ishte Abaz Kupi dhe roli që ai ka patur për gjate gjithe jetes së Tij, në interes të kombit shqiptarë.

Aty ku e kerkonin intersat e kombit, aty gjendej gjeneral Abaz Kupi. »

Në mesazhin e tij Axhami dërguar këtij pelegrinazhi kujtonte Kupin në atë që më 1939 ai nën besimin e Mbretit Zogu I organizoj rezistencën ndaj okupatorit fashist, duke treguar se kush ishte në të vertete qendrimi i mbretërisë shqiptare ndaj këtij pushtimi.

« Gjate LDB bashkë me forcat e tij kerkonte nje bllok të perbashket antipushtues kombetar kjo e meshiruar edhe në Marreveshjen e Mukjes.

Tradhetia që ju bë kesaj marreveshje, fryma që po krijohej me nderhyrjen e jugosllave duke e kthyer luftën çlirimtare në luftë për pushtet, me cdo cmim vellavrases, beri që Abaz Kupi të vazhdonte luften nen direktivat e focave aleate.

Duke u nisur nga kjo, nën frymen e Triumfit tē 1924, krijoj në Nentor të vitit 1943 OKLL sot PLL.

Formacioni politiko -ushtarak i krijuar kishte si qellim të fitohej lufta.
Kthimin nē pushtet të Mbretit Zog I, i larguar në menyre jolegjitime si rezultat i pushtimit fashist.
Vazhdimin e luftes deri ne bashkimin kombetar Kosove – Cameri.
Mbeshtetje e Shqipërisë tek forcat perendimore aleate.

Rrjedhat që mori lufta benë që si shumë nacionaliste dhe patriotë të tjere, për tē shmangur një vellavrasje më të thelle, të largohej në ekzil.

Duke i qendruar gjithmonë besnik Mbretit Zog dhe filozofise zogiste gjithe kontributin dhe mundin e Tij, Kupi ja kushtoj Levizjes Legaliste dhe programit të saj, për shembjen e diktatures në Shqiperi , kjo si kryetar i perhershem i PLL, si aktivist i Komitetit “Shqiperia e Lire “ si president i projektit “Valualba” etj . »

Kreu i legalistëve përlendi në këtë mesazh tê 44 vjetorit të vdekjes se Familja e Abaz Kupit, u persekutua e u internua nga regjimi komunist, por pa u nënshtruar asnjëherë ndaj këtij regjimi antikombetar serbo-sllav.

Folësi kryesor ishte kryetari i degës së Partisë Lëvizja e Legalitetit, për Nju Jork, me rrethe, zoti Hakik Mena.

I cili në fjalën e tij e ka percaktuar Abaz Kupin, gjatë fjalës së tij si një patriot dhe mbretëror i flakt – “një model i asaj tha Mena- “se si ai e deshti aq shumë Atdheun e tij – dhe e mbrojti atë – në momentet më të vështira të rezistencës së saj nga pushtimi – Pa, këto veti të spikatuara, nënvizojë Mena, figura e tij – as që do të ishte e kompletuar ndonjëherë”.

“Gjeneral Abaz Kupi, është komandat dhe prijës i frocave nacionaliste në rezitencën historike të shqiptarëve, për të kundërshtuar pushtim fashist dhe daljen në mbrotjen e Atdheut me armë në dorë për të mbrojtur kështu, edhe interesat tona kombëtare – Aqsa, ai tashmë ka hyrë aq natyrshëm në analet e historisë e Shqipërisë – (asaj post-komuniste bëhet fjalë), si një prijës e gjeneral me shumë vepra në shërbim të adheut dhe kombit të tij” , tha Mena- kreu i legalistëve shqiptarë në SHBA .

« Nuk ka gja ma te mire se sa me perkujtu e nderu jeten e bamat e Abaz Kupit ne keto dite rrapulline ne te cilat kalon rraca shqiptare, rrapullime e shkaktume prej ideologjise coroditese te cilen ai me mish, shpirt, pushke e mergim u mundua t’ia parandaloje Shqipnise » tha kryetari i Degës së PLL për SHBA dhe Kanada, zoti Hakik Mena pinjolli i njërës prej familjeve nacionaliste me zë në Shqipëri.

Kemi fole me vite te tana dhe tashma populli I din, per ato qe dojne me dite, se c’ka qe e bani Gjeneral Abaz Kupi theksojë ai.

Dhe vijojë :

« Zogismi si thelb te filozofise se saj ka shtetformimin. Kriteri I vetem te cilin kjo filozofi perdori per te mbledh njerzit rreth saj ishte kontribut I gjithanshem ne kete shtetformim. Po te analizojme perbamje njerzore te kesaj filozofie aty gjejme Shqipnine e vertete. Aty gjejme te shkollumin dhe te paditunin, gegen edhe tosken, kosovarin dhe camin. Ajo ashte filozofi gjitheperfshirse dhe jo perjashtuese. Ajo nuk asht filozofi Elitash apo te ashtequjtura elita. Aty asht gjithsecili qe e ndjen se shqiptareve u duhet nji shtet. Pikerisht per kete Abaz Kupi e gjeti vedin ne ate filozofi qe dalengadale u personifikua me te.

Pjesmarrja ne xhandarmarine e famshme shqiptare, qe karakterizohej nga besnikeria e larte ndaj shtetit, ia rriti atij reputacionin ne shkalle vendi. Ai kontriboi me pushke ne dore per shkaterrimin pa meshire te levizjeve te Shales, Mirdites, Delvines dhe Fierit, te cilat jane te miredokumentuara si levizje te frymezuara nga shtete keqdashese ndaj Shqipnise per kohen. Habiten njerzit se si ia arriti Ahmet Zogu qe te bante qe te deshtonin te gjitha keto levizje antishtet, kurse shtetaret e Shqipnise se 1997-es, me gjithe ate ushtri e armatim nuk arriten me I tregu vendin Zani Caushit me shoke? Pergjigjja asht krejt e thjeshte! Jane keto burra si Abaz Kupi qe I munguan dhe vazhdojne t’i mungojne ketij shteti motra e vellazen.

Fakti qe Mbreti Zog ia besoj qendresen ne portin e Durresit ne ate kohe Major Abaz Kupit, na tregon shume gjana rreth Mbretit, Abaz Kupit dhe Shqipnise se kohes. Kolonel Selmani e analizon shume bukur ne librin e tij kete fakt. Mbreti nuk kishte besim te ushtria, meqe ajo kishte dhane sheja ne levizjen e Delvines dhe Fierit se ishte nen inflencen e Italise, vend ku shumica e oficereve ishin shkollu. Kjo nuk do me thane se Ahmet Zogu nuk kishte ushtrine me vedi, por se per faqe te zeze te disa oficereve, ashtu si dhe shume te tjereve qe hangren buken e turpit mbas 7 prillit te 1939, pranonin ma mire qe si mbret te kishin Viktor Emanuelin e Italise se Ahmet Zogun e Burgajetit. Perseri Zogizmi, me pragmatizmin qe e karakterizon, u mbeshtet tek besnikeria ndaj shtetit, nderi e burrnia. E natyrisht besimi iu shperblye me Epope. Po, po Epope. Ajo cka Abaz Kupi dhe Ushtaret dhe Xhandaret e Mbreterise Shqiptare bane ate dite asht epopeja ma e lavdishme dhe e randesishme e shtetit shqiptar. Ajo defacto na rreshtoi ne krahun e Aleateve kunder Boshtit. Ne kujtimet e tij Ambasadori Grand na e shpjegon qarte se Mbreti e kishte te qarte se do te kishte nje lufte boterore, nga e cila do te dilnin fitues aleatet. Ai me bindje e rreshtoi Shqipnine drejt perendimit. Por, jetsimi I ketij vendimi te zogizmit drejt Perendimit u krye nga epopeja e Abaz Kupit me shoke.

Ashte e vertete se cka bani Abaz Kupi me 7 Prill na flet per trimnine e burrnine e tij. Por, ajo qe ai bani pas kesaj dite per Shqipnine e Zogizmin na tregon shume per karakterin dhe filozofine e tij ne jete. Ishte kollaj me I qendrue Mbretit e Zogizmit besnik ndersa mbretnonte ne Shqipni, por ishte sacrifice dhe vetmohim me vazhdu ne ate rruge tuj u ende maleve te Shqipnise e kontinenteve te Botes.

Si pjese e planit aleat qe nepermjet Mbretit Zog te krijohej nje front antipushtim Abaz Kupi u kthye ne Shqipni pas nji emigrimi te shkurter. Fisher e pershkruan keshtu arsyen pse British Special Operation Executive (SOE) iu afruan dhe e angazhuan Abaz Kupin ne organizimin e rezistences kunder Italianeve: 1. Ai kishte nje force te konsiderueshme njerzish ne zona te caktuara: 2. Si lider I forcave zogiste ai kishte rreth tij te vetmet forca qe kishin njefare pergatitje ushtarake per kohen ne Shqiperi. Pra Abaz Kupi I vuni pushken dhe nuk e priti me lule pushtimin italian, as I thirri clirimtar, apo bani sehir. Mbretnoret vazhduan, ne koordinim me aleatet te banin organizimin e rezistences, sidomos ne Veri. Pra u luftua ndaj pushtuesve, per aq sa ishin mundesite, gjate 1939, 1940, 1941 dhe 1942. Deri me 1942-in komunistat nuk e kishin qite as edhe nje pushke. Abaz Kupi iu pergjigj pozitivisht thirrjes se komunistave per mbledhjen e Pezes. Ai iu bashkua Frontit. Fakti qe Abaz Kupi iu bashku Frontit I hoqi komunistave armen e propagandes kunder nacionalistave. Imagjinoni se cila do te kishte qene propaganda e tyre kundrejt zogistave sikur Abaz Kupi te mos merrte ate vendim. Nga ana tjeter qendrimete tij ndihmuan dhe historine tone qe te mund te lexojne qendrimet e Aleateve ndaj nacionalizmit ne Shqipni. Une them se Abaz Kupi I ka ba nderet me te medha Zogizmit gjate Luftes se Dyte Boterore, biles personalisht e coj deri aty sa pa dyshim them se nuk e lejoi me vdeke. Qendrimet e tij gjate kesaj Lufte ia cjerrin masken propagandes komuniste ndaj nacionalizmit e Zogizmit. Kjo ishte arsyeja qe Enver Hoxha me shoke donin me e vra me cdo kusht.

Ideali I Shqipnise Etnike ishte vija ndarese mes nacionalizmit dhe internacinalizmit shqiptar. Ne Mukje, ai pa se Shqipnise I bahej nder me luftu komunizmin njisoj si pushtimin. Ai e kuptoi se ngadale Shqipnise po I bahej gati nji pushtim edhe ma I zi. Zogizmi zyrtarisht I vuni pushken komunizmit ate shtator te 1943. Kete lufte ai se pushoi deri sa vdiq. Kesaj lufte I sherbej edhe krijimi I Levizjes se Legalitetit, edhe pjesmarrja ne Komitetin Shqipnija e Lire. Ai bani te pamundunen per Shqipnine, fatet e se ciles ishin percaktu tjeter kund. Edhe pse u ndje I tradhtum nga aleatet, te cileve u ndejti gjithmone besnik, perseri per hater te zogizmit, nderit e burrnise, per hater te Mbretit reagoi me fisnikeri. Kujtimet e Xhuljan Emrit jane nje ilustrim I shkelqym I atyne diteve te trazume.

Ne kete dite duhet me fole edhe per ato qe ai la ne Shqipni. Vujtjet e tyne filluan me 11 prillin e 1939. Zogistat I kan fillu internimet dhe vuajtjet ne prillin e 1939. Qe nga ajo dite dhe deri diten qe iken nga internimet e Lushnjes ne vitet 90 nuk e pane nje dite te mire. Dhe pse? Sepse baba dhe gjyshi I tyne deshti dhe mbrojti Shqipnine, sepse baba dhe gjyshi I tyne deshti qe Shqipnija te rreshtohej nga Aleatet, sepse baba dhe gjyshi I tyne deshti Shqipnine Etnike, sepse baba dhe gjyshi I tyne ishte besnik I Mbretit te Shqiptareve, besnik I Shqipnise. Shqiptaret I kane borxh nje “Na falni” te madhe kesaj familje e shume te tjerave. »

Ndërkohë, duke folur për atë se atdhetarizmi dhe patriotizmi janë në genin e çdo njeriu – foli veprimtari i shquar i çështjes çame në SHBA, inxhinier Sali Bollati, i cili u shpreh se “Abaz Kupi – ishte një shqiptar me gjak të kulluar shqiptar, patriot e atdhetar – Mbasi, me qëndresën që bëri ai, tha Bollati, dhe luftëtarët e tij -( më 9 prill 1939) të cilët luftuan si shqiptar – e bën atë jo për të rrokur armët, e për të luftuar e kundërshtuar pushtimin fashist, për interesa personale, toka apo pasuri, por vetëm për mbrojtur Shqipërin – dhe për të luftuar për një Shqipëri Etnike”.

Me këtë rast tha Bollati, Abaz Kupi – Mujo Ulqinaku, dhe, qëndrestar të tjetër, të pushtimit fashist, u bën simbol të rezitencës: ” Ata bën atë që nuk e bën vende, më të mëdha se ne, edhe më të fuqishëm se ne, siç ishte dhe Çekosllovakia – e cila kishte në atë kohë një ushtri dhe armatime të mëdh të asaj kohe( në LDB në pushtimin gjerman më 14 Mars 1943). Pra, vende më të mëdha dhe më të fushqishëm se ne – nuk e bën atë që bëri Gjeneral Abaz Kupi – me ata bashkëluftëtar shqiptarë, që e kundërshtuan Italinë fashiste, më armë në dorë – duke bërë rezistencën e parë anti fashiste, të pushtimit të Shqipërisë”.

Në emër të Federatës PanShqiptare të Amerikës – VATRA- tubimin përkujtimor në kujtim të 44– Vjetorit, të vdekjes së Gjeneral Abaz Kupit, e ka përshëndetur me një fjal rasti edhe përfaqësuesi i Vatrës, Gjeneral Asllan Bushati.

Në emër të familjes Kupi, nën përkujdesjen e së cilës, është mbajtur përkujtimoria, pjesëmarrësit i ka përshëndetur nipi i Abaz Kupit, Sokol Kupi – i cili i ka bërë një përshkrim rrugëtimit patriotik të gjyshit të tij, deri në momentet e vdekjes, dhe, bëri thirrje për bashkimin e të gjitha forcave nacionaliste në një front të vetëm kombëtar, për bashkimin tonë e të gjitha trojeve në një Shqipëri Etnike, ashtu si dëshironte edhe Abaz Kupi.

“Së pari dëshirojë që në emër të familjes Kupi , Dani dhe Qupi, t’ju faleminderojë nga zemëra për këtë pjesmarrje dhe nderim që i bënëi gjyshit tonë Abaz Kupit, tha Sokoli, dhe shtoi duke na nderuar ne, por me këtë rast edhe veten tuaj si nacionalist shqiptarë, sepse, ai gjatë gjithë jetës së tij deri në vdekje ishte simbol i atdhetarizmit dhe patriotizmit shqiptar – “Ai ishte njeriu që mbi familjen e tij – vuri Atdhuen e tij – Shqipërinë Etnike”, tha Sokol Kupi, nipi i Gjeneral Abaz Kupit, duke mbyllyr këtë pelegrinazh të përvitshëm kushtuar 44 – Vjetorit të vdekjes së Gjeneral Abaz Kupit.

Tubimi përkujtimore u përmbyll me Homazhin tradicional, në vendin ku ndodhet varri i Gjeneral Abaz Kupit – në varrezat publike “Maple Grove Cementry” në Kew Graden( Queens), aty ku prehen edhe patriotë të tjerë, Fuad Myftia, Hysen , Abedin, Musli dhe Agim Mulosmanaj.

Në emër të familjes e Kupi, Qupi dhe Dani- djemet e vajzat – nipat e mbesat, te afermit e tij, atdhetarëve, patriotëve, demokratëve shqiptarë në mërgim, pranë varrit të tij – vendosën kurora me lule te freskta dhe buqeta lulesh dhe u bë një fotografi e përbashkët përkujtimore.