Nga Abdulla MEHMETI – Maqedoni

(Ndërkohë që drejtuesit e partive politike të shqiptarëve vrasin ujë në havan dhe e “pleqnojnë” punën e atit të Skënderbeut, nëse ka qenë kalë apo pelë!)

Në emër të shumë marrëveshjeve të njohura dhe të fshehta, edhe pa marrëveshje, por me miratimin dhe ndihmën e pushteteve kuislinge, Rusia në mënyrë sistematike i ka mbushur me popullsi sllave, sidomos gjatë shek. XX dhe gjatë dy dekadave të fundit, Turqinë, Sirinë, Greqinë, Bullgarinë, Serbinë dhe disa shtete të tjera.

Përveç kërcënimeve me forcë, dredhive, mashtrimeve, falsifikimieve dhe propagandës, Rusia gjithmonë e ka përdorur ndryshimin e përbërjes demografike të këtyre shteteve në favor e politikave të saj të jashtme ekspansioniste.

Vetëm gjatë qeverisjes 16 vjeçare të VMRO-BDI në Republikën e Maqedoni thuhet se janë dhënë mbi 2 milion e 400 mijë shtetësi të Maqedonisë. Sa prej këtyre shtetësive u janë dhënë banorëve të ri fiktivë, apo të ardhur nga Rusia, ish shtetet e Bashkimit Sovjetik dhe vende të tjera, me identitete dhe dokumente të falsifikuara?!

Përderisa në regjistrimin e fundit të vitit 2002, në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar afër 2.022.547 banorë, si ka mundësi të jenë dhënë mbi 400 mijë shtetësi të Republikës së Maqedonisë më tepër? Kush janë dhe nga vijnë këta shtetas të ri të Maqedonisë? Për çfarë qëllimesh dhe me lejen e kujt, Sa prej këtyre banorëve fiktivë janë pajisur me dokumente personale (letërnjoftime dhe pasaporta) dhe sa janë futur në Listën e përgjithshme të votuesve?!

Në pamundësi të shfarosje dhe dëbimit me dhunë të popullsive autoktone (vendëse), ndryshimi i strukturës demografike dhe invazioni ekonomik e financiar janë mjetet bashkëkohore më efikase për nënshkrimin e popujve dhe sundimin e shteteve nga të huajit.

(9 janar 2020)