Ballina Histori Historia duhet dhe do të flasë drejt… – Nga Shpetim AXHAMI –...

Historia duhet dhe do të flasë drejt… – Nga Shpetim AXHAMI – Kryetar i PLL

-Muaji Janar, muaji i Kongresit të Lushnjes.
-Roli i Ahmet Zogut në jetësimin e vendimeve të Kongresit të Lushnjes.
            Ahmet Zogu, vinte në Kongresin e Lushnjes si një nga përfaqësuesit e krahinave me tradita patriotike, të Matit, Dibrës dhe Mirdites. I shoqëruar nga qindra luftëtarët të Tij, luajti rol kryesor në sigurinë e zhvillimit të punimeve të Kongresit. Duke parë origjinën e Tij, prej familjes sē madhe patriotike Zogolliane, aftësitë personale dhe krahinën që Ai përfaqësonte, Kongresi e zgjedh Ahmet Zogun, unanimisht Minister të Brendshēm.
            Pas përfundimit të kongresit në Lushnjë, po atë pasdreke të 31 janarit, Ahmet Zogu që u zgjodh Ministër i Punëve të Brendshme, u dërgoi të gjitha prefekturave një qarkore nga qyteti i Lushnjes, me anë të së cilës i bënte të ditur popullit shqiptar arsyet për mbajtjen e Kongresit Kombëtar të Lushnjes dhe u shpjegonte atyre vendimet që mori ajo mbledhje historike, për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziqet që e kërcënonin.
            Gjatë punimeve të kongresit, ra në sy temperamenti i ndezur i Ahmet Zogut, që i bëri të gjithë delegatët të fitonin një admirim ndaj tij dhe ta zgjidhnin me votim unanim në postin delikat të Ministrit të Brendshëm, ndonëse ai nuk i kishte mbushur akoma 25 vjeç.
            Qeveria e Durrësit u përpoq me të gjitha mënyrat dhe mjetet për të ndaluar zbatimin e vendimeve të kongresit, duke u mbështetur dhe në forcën e ushtrisë italiane.
             Nisur nga presionet e qeverisë së Durrësit, e cila po bënte çmos për mosnjohjen e vendimeve të Kongresit të Lushnjes, shumë nga e delegatët Tiranës, Elbasanit, Kavajës e Shijakut, duke kuptuar se do të sulmoheshin me armë nga forcat italiane të nxitura nga qeveria e Durrësit, shfaqën mendimin që të qëndronin dhe për disa kohë në qytetin e Lushnjes.
            Mendimet që shfaqën disa delegatë, për të qëndruar në qytetin e Lushnjes deri sa të stabilizohej disi situata anarkike e krijuar nga qeveria e Durrësit, i kundërshtoi hapur Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu.
            Mes të tjerash ai ju tha delegatëve: “Vendimet e Kongresit do të zbatohen domosdo dhe pa vonesë, kjo gjë lyp guxim dhe punë, prandaj unë po nisem për në Tiranë, ju po të doni rrini këtu”.
            Kështu, siç dhe ishte parashikuar, gjatë udhëtimit të tij për në Tiranë, Ahmet Zogut dhe njerëzve që e shoqëronin, ju pre rruga në Kavajë nga ana e forcave italiane që ishin të armatosura me topa e mitraloza.
             Një oficer italian ju doli përpara Zogut e njerëzve të tij dhe ju dha urdhër atyre që të ndërprisnin marshimin. Ahmet Zogu e kundërshtoi hapur oficerin italian duke i thënë:
“Unë nuk njoh tjetër autoritet, përveç Kongresit të Lushnjes”.
            Pas një debati të ashpër që desh kaloi në konflikt të armatosur, oficeri italian u tërhoq së bashku me gjithë forcat që kishte nën komandë dhe i hapi rrugën Ahmet Zogut që të hynte në qytetin e Kavajës.
            Në atë qytet, Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, qëndroi për disa ditë, duke emëruar nënprefektin dhe disa nëpunës të vegjël të administratës vendore.
            Hyrja e Ahmet Zogut në Kavajë, e shqetësoi shumë qeverinë e Durrësit, e cila duke e kuptuar që me anë të forcës nuk mund ta ndalonte dot Zogun, filloi të përdorte dredhitë, duke i dërguar atij një delegacion për të hyrë në bisedime.
            Delegacioni që u dërgua nga ana e qeverisë së Durrësit, i propozoi Ahmet Zogut, që të transferohej kryeqyteti për në Vlorë dhe të thërritej një kongres tjetër kombëtar atje, për të biseduar lidhur me situatën në vend e masat që duhet të merreshin për stabilizimin e situatës në Shqipëri.
            Mbi këtë propozim, që ju servir Zogut, qeveria e Durrësit, vinte kusht dhe kërkonte anullimin e të gjitha vendimeve të Kongresit të Lushnjes.
            Pas pak orësh nga vajtja e delegacionit të Durrësit për bisedime me Ahmet Zogun, ai delegacion u kthye shpejt në qytet, pasi Zogu refuzoi kategorikisht, që të bisedonte rreth atyre propozimeve.
            Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes, falë guximit dhe këmbënguljes tashmë të Ministrit të brendshēm Ahmet Zogu, vendoset nē Tiranë.
            Ahmet Zoguu si minister i brenshem, luajti rol të pazëvenfesuashem në vendosjen e rendit në një Shqipëri të trazuar siq ishte asaj kohe.
        Prandaj Ahmet Zogu, luajti rol kryesor në jetësimin e Kongresit të Lushnjes.
        Prej këtij momenti Tirana mbetet kryeqytet i Shqipërisë.
        Këto fakte, u përzgjodhen dhe u përshtatën, nga botime të kohëve të fundit.