Të flasësh sot për sistemin zgjedhor është luks i tepërt. Sistemi është bllokuar dhe kapur nga Rilindja dhe Edi Rama. Sistemi, si fillim, duhet të çlirohet, pastaj të përmirësohet, apo të ndryshohet.
Për sistemin duhet të dëgjohen ekspertët e pavarur dhe ato politikan që janë përballur me traumat e ndryshimeve të sistemit.
E kam të drejtën morale dhe politike të flas sot, sepse i kam provuar në “lëkurën” time ndër vite të gjitha pengesat dhe dredhitë e sistemeve.
Në vitin 1996, kam kandiduar në mazhoritar për kryetar bashkie si kandidat i pavarur, kam fituar me 72% të votave përballë 11 kandidatëve përfshirë PD e PS. Në 1997 kam kandiduar për deputet në mazhoritar, si kandidat i PD-së dhe kam fituar 69% të votave. Në 2001 kam kandiduar, si kandidat i PDR-së me sistem mazhoritar e propocional preferencial, jam renditur i pari në shkallë vendi me vota maksimale. Në 2005 kam kandiduar në mazhoritar, si kandidat i koalicionit opozitar (zonë e lirë) si N/Kryetar dhe kryetar i grupit parlamentar të PDR-së, sërish me fitore spektakolare. Në vitin 2008 kemi hyrë në grevë urie në Kuvend për të kundërshtuar ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe Kushtetutën, së bashku me kolegët demokristian dhe deputet të tjerë si: Ilir Meta, Pllumb Xhufi, Ndre Legisi, Spartak Braho, Petro Koçi, Nikollaq Nerranxi, Ndue Shpani, Ymer Tola e Frrok Gjini. Në 2009 kam kandiduar në Qarkun e Shkodrës në propocional rajonal në koalicion (Poli i Lirisë), ku kemi marrë rreth 30 mijë vota në shkallë vendi dhe nuk jemi përfaqësuar në Kuvend. Vjedhja e votave u fut në sistem për herë të parë nga komisionerët e PD-PS. Në 2013 kam kandiduar në sistem propocional, si Kryetar i PDK-së, në listën shumë emërore të PD-së, për shkak të koalicionit dhe pengesës së kodit zgjedhor. Në 2017 sërish me të njëjtin sistem, por për shkak të marrëveshjes politike Basha-Rama nuk u bë e mundur regjistrimi si formacion politik, PDK. Në 2019, dorëzova mandatin, si vendim politik i Opozitës së Bashkuar. Këto janë përballjet me sistemin, me sfida e guxim, pavarësi politike, por edhe me shumë pengesa të vendosura nëpërmjet ligjit, kodit zgjedhor.
Në luftë me Berishën, me Ramën, Topallin e coo , megjithë këto, sërish i gatshëm për t’u përballur për votën e lirë.
Kur dëgjoj sot të flasin ca politikanë bythë-lëpirësa, vemje të kryetarëve të partive, servila, pa shtyllë kurrizore, prodhim i këtij sistemi të deformuar, them me vete: fali o Zot sa “naiv” që janë!
Sot është emergjencë kombëtare të çlirojmë komplet sistemin nga Edi Rama, jo vetëm sistemin zgjedhor. Debati për sistemin duhet të zhvillohet nga të gjithë aktorët me peshë politike dhe nga ekspertët e mirëfilltë. Vendimi për ndryshim duhet të vijë nga një parlament plural dhe zbatimi i tij duhet të shtrihet në kohë, të pranuar nga të gjithë aktorët politik.
Kontributi i Demokristianëve shqiptarë sot, do të jetë, për largimin e Ramës e Rilindjes nga kapja e sistemit. Asnjë ndryshim sistemi me Ramën aty, nuk do zgjidhte asgjë, por do ndryshojë vetëm mënyrën e blerjes dhe vjedhjes së votës. Largimi i Ramës, si KM, është reformë mbi të gjitha reformat!