Ballina Shëndet Cilat janë përfitimet shëndetësore të kafes turke?

Cilat janë përfitimet shëndetësore të kafes turke?

Për shumëkënd, kafja turke është pija e preferuar në mëngjes dhe faktikisht kjo ka shumë efekte të mira pozitive.

Këto janë disa nga përfitimet shëndetësore që i sjell konsumimi i kafes turke.

Ka pak kalori

Megjithëse kafja mund të bëhet pak më e shijshme nëse i shtoni qumësht apo sheqer, faktikisht të gjitha këto suplemente përmbajnë kalori.

Por, nëse e pini një kafe të pastër të zezë, ajo do t’i përmbajë vetëm 5 kalori dhe 0 gramë sheqer.

E shpejton metabolizmin

Kafeina është një përbërës që në mënyrë natyrale e djegë yndyrën, megjithatë, duke shtuar qumësht apo sheqer, efekti i saj minimizohet.

Hulumtimet tregojnë se kafja e zezë mund t’jua shpejtojë metabolizmin deri në 11%.

Kafja është diuretik

Nëse e vëreni se pasi të konsumoni kafe e ndjeni nevojën për të shkuar më shpesh në tualet, atëherë duhet ta keni parasysh se kjo është krejtësisht normale.

Kafja është diuretik që e pastron trupin nga toksinat e dëmshme.

E ul rrezikun e disa llojeve të kancerit.

Hulumtimet shkencore kanë treguar se përbërësit që gjenden në kafe mund të ndihmojnë në kontrollimin e rritjes së qelizave dhe ta reduktojnë zhvillimin e qelizave kanceroze. Kjo në veçanti është e vërtetë për kancerin në mëlçi.