Tё dashur miq,
Shkrimi im i fundit, “Jo hipokrizi, por pёrgjegjshmёri politike” ka patur, jo pak, reagime. Pjesa mё e madhe e tyre kanё qenё pozitive dhe unё i falenderoj tё gjithё ata qё u janё bashkuar mendimeve tё mia mbi domosdoshmёrine e krijimit, sa mё shpejt, tё qeverisё sё koalicionit. Njё falenderim i veҫantё shkon pёr miqtё e mi qё e kanё shpёrndarё kёtё shkrim.

Ashtu siҫ pritej, njё numёr lexuesish janё shprehur negativisht. Kjo ёshtё normale, kur trajtohen probleme politike, siҫ ёshtё krijimi i qeverisё sё koalicionit. Ajo qё, nё gjykimin tim, nuk ёshtё normale, ёshtё pёrmbajtja e reagimit, mёnyra e formulimit dhe terminologjia e pёrdorur. Unё jam i vetёdijshёm se njё pjesё e komenteve tё kёsaj natyre janё produkte, jo tё specialistёve tё politikёs dhe as tё njohёsvё tё artit tё tё shkruarit, por kryesisht tё amatorёve, qё u ёshtё dhёnё mundёsia tё shfrytёzojnё rrjetet sociale duke abuzuar me to. Kёtu hyjnё njё pjesё e komentuesve qё pёrdorin etiketime degraduese, jo vetёm ndaj autorit tё shkrimit, por edhe ndaj vendit nga i cili vjen. Njё komentuese arrin deri aty sa ta cilёsojё Shqipёrinё si “e pёrdala e Ballkanit”. Duke qenё se ёshtё femёr, do t’i sugjeroja tё jetё e rezervuar nё pёrdorimin e termave tё tillё, sepse mund t’i kthehen si bumerang. Vetё ajo ёshtё e tё njёjtёs etni me banorёt e vendit qё e akuzon. Por unё nuk do ta ul veten aq poshtё, sa tё merrem me kёtё kategori.

Mё poshtё, do tё jap mendimet e mia pёr disa reagime qё vijnё, kryesisht, nga militantё apo simpatizues tё LDK-sё (siҫ e pranojnё vetё ata nё komente) :

Sё pari, akuza kryesore qё mё bёhet ёshtё se shkrimi im nuk bazohet nё fakte. Po a nuk ёshtё fakt qё LDK ka vёnё si kusht pёr arritjen e marrёveshjes sё koalicionit, postin e Presidentit? Natyrisht, ky ёshtё njё fakt i pamohueshёm. Unё thjesht kam dhёnё mendimin tim pёr tё duke e vlerёsuar si kёrkesё tё tepruar, jo realiste.

A nuk ёshtё fakt qё drejtuesit mё tё lartё tё LDK-sё kanё deklaruar qё, nё qoftё se, Vetёvendosja nuk i plotёson kёrkesat tona, le ta bёjё vetё qeverinё dhe ne do ta votojmё atё? Natyrisht, edhe ky ёshtё fakt i pamohueshёm. Unё thjesht kam dhёnё mendimin tim pёr tё, duke e vlerёsuar si mungesё pёrgjegjёsie dhe tjetёrsim tё vullnetit tё qytetarёve. Pёr mua ёshtё i pakuptueshёm kalimi i LDK-sё nga njё ekstrem, nё tjetrin: nga kёrkesa pёr sa mё shumё poste, (nё emёr tё balancimit tё pushteteve), nё tёrheqje plotёsisht prej tyre dhe votimin e njё qeverie tё njё partie tjetёr. Siҫ e kuptoj unё, bashkёqeverisja ёshtё dhe duhet tё jetё edhe bashkёpёrgjegjёsi.

E meta kryesore e kёtyre komenteve ёshtё se, ndёrkohё qё mё akuzojnё pёr mungesё faktesh, vetё ata nuk sjellin as fakte, as argumente nё mbёshtjetje tё qёndrimeve tё tyre.
Sё dyti, akuzohem se jam i njёanshёm, kundёr LDK-sё, se nuk e njoh historinё e saj, mendimin rugovian, etj. etj. Nuk do merrem shumё me hedhjen poshte tё kёsaj akuze, por po pёrmend vetёm njё fakt: para 26 vjetёsh, nё Moskё, kam mbrojtur doktoraturёn mbi Kosovёn, bazuar nё mendimin politik, filozofik dhe diplomatik tё Presidentit Rugova.
Sa i takon idesё kryesore tё shkrimit, qё ka tё bёjё me domosdoshmёrine e koalicionit qeverisёs, kam marrё pёr bazё deklaratёn publike tё bartёses sё listёs sё LDK-sё nё zgjedhjet e 6 tetorit, deputetes mё tё votuar tё kёsaj partie, njёkohёsisht nenkryetares sё saj, znj. Vjosa Osmani, sipas sё cilёs, mosarritja e marrёveshjes me VV, do tё pёrbёnte gabim historik. Gjykoj se mendimi pёr ndryshim, mendimi realist, konstruktiv dhe pёrparimtar, mё mirё se te ҫdo personalitet tjetёr i LDk-sё, aktualisht, ёshtё i mishёruar te Vjosa Osmani.

Sё treti, disa “luftёtarё” interneti, tё mllefosur me qёndrimet e mia “tё njёanshme”, mё kёrkojnё qё si shtetas i Shqipёrisё, tё mos flas pёr Kosovёn dhe tё mos pёrzihem nё punёt e brendshme tё saj. Mё duhet tё them qё kjo gjё mё ёshtё kёrkuar, shpesh herё, edhe nga Moska. Dhe nuk jam tёrhequr. Kur nuk jam zmbrapsur para ariut polar, askush nuk duhet tё dyshojё se do tё zmbrapsem nga minakёt e Prishtinёs. Kauza e Kosovёs ёshtё kauza ime jetёsore. Pёr dijeni tё “luftёtarёve” tё internetit, unё jam shtetas i Kosovёs dhe ka 10 vjet qe banoj kёtu. Mjafton kaq pёr tё kuptuar se ata nuk kanё asnjё tё drejtё mё shumё se unё pёr t’u marrё me ҫёshtjen e saj.