Filmat “1917” dhe “Once Upon a Time…in Hollywood” morën vlerësimet kryesore në ndarjen e Çmimeve Golden Globes në edicionin e 77 që u zhvillua në qytetin Los Angeles të dielën. Këto vlerësime zakonisht shihen si barometër në përspektivën e marrjes së Çmimit të Akademisë që zhvillohet muajin që vjen.

Historia marramendëse nga Lufta e Parë Botërore e titulluar “1917” nga regjisori britanik Sam Mendes dhe studio e filmit “Universal Picture” u vlerësua si filmi më i mirë në kategorinë e dramës. Fabula e regjisorit

Quentin Tarantino me titull “Once Upon a Time…in Hollywood” mori vlerësimin si filmi më i mirë në kategorinë e komedisë.

Filmi i regjisorit të famshëm Martin Scorcese “The Irishman” me aktorët e njohur Rober De Niro dhe Al Paçino nuk arriti të rrëmbënte ndonjë top të artë në ceremoninë e së dielës. Laura Dern u vlerësua në kategorinë e aktores së dytë në rolin e një avokateje për divorcet në filmin “Marriage Story” duke tejkaluar Jennifer Lopez e cila konkuronte në të njëjtën kategori me filmin “Hustlers”.

Filmi “1917”, i cili del në kinema këtë të premte, i dhuroi fitore britanikut Sam Mendes në kategorinë e regjisorit më të mirë. Ngjarja portretizon dy ushtarë britanikë përgjatë llogoreve të Luftës së Parë Botërore.

“Once Upon a Time..in Hollywood”, një ngjarje që zhvillohet gjatë një fundjave në muajin shkurt në Hollywood dhe që ka për qëllim të shtjellojë dinamikën e industrisë së filmit dhe jetës në kryeqytetin e filmit fitoi në kategorinë e filmit më të mirë në zheanrin e komedisë. Brad Pitt mori çmimin si aktori më i mirë në rol mbështetës.

Joaquin Phoenix në rolin e personazhit “Joker” në filmin me të njëjtin titull dhe Renee Zellweger në rolin e Judy Garland në filmin “Judy” u vlerësin si aktorët më të mirë në zheanrin e filmave dramatikë.

Taron Egerton me filmin “Rocketman” dhe Awkwafina me filmin “The Farewell” u nderuan në fushën e komedisë.