Tre ‘CityTrees’ të bëra nga myshku që kanë fuqinë e pastrimit të ndotjes së ajrit sa një pyll i vogël, janë instaluar në Londër.
Monolitet e gjelbërta janë vendosur në dy zona me ndotje të lartë në bashkinë e Waltham Forest, këshilli i të cilit shpalli një emergjencë klimatike prillin e kaluar.
Të quajtura “filtri i parë i ndotjes bioteknike në botë”, CityTrees përdorin bimë të gjalla për të filtruar ndotjen nga ajri në vend për të ndihmuar banorët dhe kalimtarët. Secila prej pajisjeve sjell përfitime të uljes së nivelit të ndotjes ekuivalente me 275 pemë.
CityTrees janë teknologjia më e lartë me filtra bioteknikë, duke përdorur bimë të gjalla dhe lloje të ndryshme të myshqeve për të kapur toksina dhe për të hequr ndotës nga mjedisi përreth për të prodhuar ajër të pastër.
Dy nga CityTrees të përhershme janë vendosur në stacionin e autobusëve ngjitur me stacionin e metrosë Leytonstone, e cila prodhon nivelet më të larta të dioksidit të azotit në atë zonë. E treta është instaluar në një pikë tjetër ndotjeje, një kryqëzim me trafik të lartë.
Secila prej pajisjeve CityTrees përmban një rezervuar uji, sisteme ujitje dhe sensorë për të monitoruar rritjen e bimëve, të gjitha mundësuar nga një kombinim i paneleve diellore në bord dhe baterive të brendshme.
Duke rritur lloje të ndryshme të myshkut, strukturat janë në gjendje të largojnë ndotës të ndryshëm nga ajri, përfshirë lëndën e grimcave dhe oksidet e azotit, ndërsa prodhojnë oksigjen.
CityTrees madje mund t’i sigurojë këshillit informacion të detajuar mbi performancën e tyre të filtrimit të ajrit, statusin aktual dhe të dhënat mjedisore në rrethinën e tij të afërt.