pemë për të luftuar shpyllëzimet e mëdha.

Në Brazil, fati i një specieje të rrezikuar varet nga fati i mjedisit të rrezikuar ku rritet.

“Pylli Tropikal i Atlantikut është një nga territoret më të rrezikuara të planetit. Mbi 90 për qind i tij, është shpyllëzuar ose shkatërruar. Pjesa që ka mbetur është fragmentuar dhe e tmerrshme për disa specie dhe ekuilibrin ekologjik”.

Luis Paulo Ferraz punon për Shoqatën “Golden Lion Tamarin”, një organizatë që synon mbrojtjen e të paktën 2 mijë majmunëve luanë të artë. Ai thotë se këta majmunë të vegjël, përballen me një krizë ekzistenciale.

“Është një specie që mund të jetojë vetëm në një lloj shumë të veçantë pylli në shtetin e Rio de Zhaneiros, një pyll shumë i nxehtë, me shumë lagështirë dhe vetëm dy për qind e këtyre pyjeve vazhdojnë të ekzistojnë,” thotë zoti Ferraz.

Këto toka ishin të mbuluara dikur me pemë. Por shpyllëzimi masiv për banesa dhe burime energjie, e shkatërroi mjedisin natyror për kafshë si majmunët e quajtur Golden Lion Tamarin.

Maria Coelho da Fonseca Machado Moraes

Pronare Fidanishteje dhe Aktiviste e Mjedisit

“Marrëzia dhe injoranca e njerëzve ka shkatërruar pjesën më të madhe të pemëve dhe vazhdon t’i shkatërrojë ato”, thotë një pronare fidanishteje dhe aktiviste mjedisi.

Maria Coelho njihet si Dona Graca ((PRON: GRAH-SAH)), ose zonja Grace. Në fidanishten e saj, ajo përzien pleh, gur gëlqeror dhe argjilë për të rritur filizat nga farat e pemëve lokale.

“Unë bëj pjesën time. Nuk mund të bëj shumë por bëj aq sa mundem për të shpëtuar pemët”, thotë ajo.

Punëtorët mbjellin me kujdes filiza si ato që Dona Graca rrit në fidanishten e saj. Ndërsa Luani i Artë jeton në pemë, ato e bëjnë zonën më të banueshme për të tjerët.

“Ne e përdorim Luanin e Artë si ombrellë dhe njëkohësisht e shpëtojmë si specie. Por e dimë që edhe specie të tjera përfitojnë, kryesisht njerëzit sepse është më mirë të jetosh në një rajon me një pyll që është i mbrojtur sesa në një vend ku ka vetëm asfalt”, thotë Inxhinieri i pyjeve, Carlos Alvarenga Pereira Jr.

Për Dona Gracan, mbrojtja e ekosistemit që po eliminohet, është njëkohësisht mbrojtje e historisë.

“Brezat e ardhshëm duhet t’i njohë këto pemë. Përndryshe do të mbeten vetëm në libra. Do të mbeten vetëm në kujtesë. Po të kisha mundësi do t’i shpëtoja dhe t’i mbillja të gjitha”, thotë ajo.

Pylli Tropikal i Atlantikut të Brazilit shtrihet në një sipërfaqe prej një milionë kilomatrash katrorë dhe Fondi Botëror për Kafshët e Egra thotë se vetëm 7 për qind e tij vazhdon të ekzistojë. Mbi gjysma e specieve të pemëve dhe 92 për qind e amfibëve jetojnë tashmë në pjesë të tjera të Tokës.