Këtyre ditëve spektrit politikë të Kosovës, ju shtua edhe një parti e re Partia Demokratike e Diasporës.
Nismën për formimin e saj , e ka marre veprimtari i çeshtjës kombëtare, Emrush Qeku, njëherit kusheri
i heroit të kombit, Sali Qekaj.Emrush Qeku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshem për lirinë dhe pavarësinë e
Kosovës.Ai ishte angazhuar qysh heret ne veprimtaritë e ndryshme me karakter kombetare. Ishte anëtër i LDK , dega në Gjermani.
Ishte njeri nder organizatorët e Tre Perqinëshit, të kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit.Ai jo vetëm që ndihmojë
djemtë e luftës për liri, por u angazhua edhe në shumë aktivitete tjera kombëtare, në mbledhjën e ndihmave
për Kosovën në kohën e luftës, për të strehuarit në Shqiperi e në shumë vende të tjera, edhe me mjete
te veta , duke lënë keq edhe familjën e tij, madje duke mbeteur edhe pa shtëpi në Kosovë.
Po ta numërojmë e gjithë kontributin e tij,
nuk mjafton vetëm ky shkrim…
Emrushi shprehet së këtë nismë e kishte marr bashke me Fadil Islamin,Afrora Fusha dhe Valon Gajraku, më arsyen madhore, së mergata shqiptare
po anshkalohet tash e shumë kohë, e cila ka bërë shumë për Kosovën dhe kombin.Emrushi thotë së kam qene i mendimit
së PDD , ta udheheq miku im dhe veprimtari ,Hafiz Gagica, por i cili për asrye objektive nuk e pati mundësinë.
Ne vazhdim të shkrimit po ju sjellim fjalimin e kryetarit të PDD-së, më rastin e themelit të këtij subjekti
te ri politike në Prishtinë.

Të nderuara zonja, të nderuar zotrinjë,
Të dashur miq,

Më lejoni fillimisht të ju përshëndes dhe njëherit konventës së parë, të
Partisë Demokratike të Diasporës, ti uroi punë të mbarë e sukses!

Uroi që Partia Demokratike e Diasporës, të arrij të vë në pah rëndësin e mërgatës
politike e patriotike të Kosovës! Mërgatës e cila është shfrytëzuar maksimalisht nga partitë politike vendore.
Asaj mërgate e cila së fundi u la pas dore u injorua deri në atë shkallë sa ngjallë keqardhje.
E si pasojë, lind edhe pyetja e shumëarsyeshme: Pse i kemi ndihmuar ato parti të cilat atë kohë e
quanin vetën, kombëtare?

Të nderuar, vetë prania juaj sot në këtë konventë është dëshmi e qartë për vullnetin tonë që të
organizohemi politikisht e moralisht në mënyrë që të sigurojmë një përfaqësim të denjë të mërgatës
në jetën shoqërore e politike të vendit. Me këtë rast do të kemi mundësinë që bashkarisht të
diskutojmë dhe të nxjerrim konkluzat e nevojshme për një veprim cilësorë e gjithnjë në dobi të vendit tonë.

Ne kemi një mijë e një argumente nga e kaluara, të cilat na shtyjnë të jemi të paknaqur me
gjendjen aktuale dhe neglizhimin e faktorit politik të mërgatës. Duke filluar nga puna e
madhe që ka bërë mërgata patriotiken,në kohën kur vendit i duhej ndihma e saj. Është fakt i
cili dihet mirfilli. Por siç duket ka ardhur koha që i gjithë ai angazhim i yni të përmendet e
të përseritet shpesh. E gjitha me synim që tu rikujtohet harrestarëve të qëllimshëm. Tu kujtohet
se mërgata ka qenë faktori gjenerues e kryesorë i lirisë dhe pavarsisë së Kosovës. Mërgata ka qenë
ajo nëna e pagjumë që nuk ka gjetur rahatin askund kur fëmija i ka lënguar i sëmurë. Apo fëmija
që ka ndenjur zgjuar mbi kokën e sëmurë të nënës. Shpesh shkojmë largë me gjykime e veprime pa e
shikuar bazën e një dukurie.
�Mërgata është pjesa e një Atdheu e Atdheu është kudo ku ka mërgimtarë. Mjerisht mërgata patriotike
e Kosovës, përjetoj përjashtimin total nga pjesmarrja në proceset e vendimarrjes politike të vendit.

Ne sot, nuk do të lëshohemi shumë në historitë e shkuara dhe atë për të vetmin shkak se synimi ynë është të
ecim përpara, të rikthejmë atë frymën masive e plotë ellan në dobi të vendit, të zhvillimit dhe afirmimit
të Kosovës, nga mjediset ku jetojmë e punojmë.
�Ne si mërgatë, me punën dhe angazhimin tonë konkret jemi bërë dëshmi e fortë në vendet e perëndimit,
se shqiptarët janë popull i vyeshëm dhe i mirë. Edhe pse krimi, korrupsioni e nepotizmi që mbretërojnë në
institucionet e vendit tonë e kanë dëmtuar në masë të madhe imazhin tonë në botën perëndimore.
E gjitha na ka kushtuar shumë, ndërsa në anën tjetër ne jemi të vetëdieshme se për të rikthyer
këtë imazh kërkohet shumë punë dhe angazhim i yni i përbashkët. Pra pse të mos fillojmë një
ditë e më përpra që të angazhohemi në këtë drejtim?!

Partia Demoktatike e Diasporës, do të mbështetet te Brezi i ri Akademik.
Tek të rejat e të rinjët e vullnetit të mirë, tek të vyeshmit, e
veçanërisht te brezi i cili rrjedhë nga prindërit patriotë, të atyre gjeneratave të
cilët në kohën e rezistencës kombëtare në krye me liderin Ibrahim Rugova ishin shtylla
të rëndësishme të atij organizimi. Të atyre të cilët në kohën e luftës për liri e pavarësi të
udhëhequr nga Adm Jashari, Sali Çeku e Zahir Pajaziti, kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Tani fëmijët e tyre janë anashkaluar e injoruar. Partitë politike i mobilizojnë e përfitojnë nga
kjo shtresë patriotike, në kohë të caktuara. Një fenomen të cilin duhet ta ç’rrënjosim.
Partia Demokratike e Diasporës do të veprojë me nder për të krijuar një frymë të besimit,
bashkëpunimit e kontributit të përbashkët, në dobi të vendit dhe të ruajtjes së vlerave të tij.

PDD, do të jetë e shtrirë në të gjitha qytetet ku jetojnë e punojnë shqiptarët e përmes një
organizimi të denjë, do të afirmojë Kosovën, pasurit e saj dhe do të motivoj grupe të ndryshme
për të vizituar Kosovën dhe për të investuar në zhvillimin e saj.

PDD, përmes punës së saj organizative, mendon të afirmoi brezin e ri akademik,
apo të rinjë të vullnetit të mirë si potenciali i jashtëzakonshëm për zhvillimin dhe demokratizimin e Kosovës.

Ne si kërkesë e kohës, duhet të zhvillojmë një frymë të re politike, kulturore dhe infromative.
Një frymë unifikuese dhe jo konfliktuoze. Një afrim mes gjeneratave dhe mendimeve ndryshe e jo diferencim e linçim mes veti.

PDD do të jetë afër çdo qytetari i cili e ndjen vetën shqiptar i Kosovës dhe i cili ka interes
për të qenë pjestar aktiv i vendit.
Për fund,uroj që të na prijë e mbara. Vetëm me punë konkrete dhe përkushtim serioz, ne
do të dëshmojmë se jemi ndryshe dhe në cilën masë e duam vendin tonë!�
Atdheu, ka nevojë për çdo qytetar të devotshëm të tij! Prandaj mendoj që Partia e Mërgatës
po vije në kohën e duhur dhe si kërkesë e kohës për të rikthyer besimin në vlerat që ka vendi
ynë të cilin çdo ditë si rrjedhojë e politikave grabitçare po e braktisin qytetarët e dëshpëruar.

Lavdi të gjithë të rënve për lirinë e Kosovës!
Respekt dhe nder për ata të cilët kontribuan pa hile për Liri dhe Pavarësi !