Kjo çka po shohim , kjo qka po ndiejmë ,qka po përjetojmë, nuk është e mirë, nuk është njerëzore, e atdhetare më së paku.
Gjithmonë fajtor janë njerëzit e vegjël, së ashtu dojnë dhe mendojnë ata që janë ngritur lartë.
Ata të cilët me “gjon” siq thuhet në zhargonin e futbollit , po shkojnë mbi njerëzit
e vet!
Krejtë kjo është një qorbë , e cila jo që nuk ushqehet por as që shijohet.
Situata politike por edhe ajo e sigurisë , nuk kan erë aspak të mirë.Nese kemi qenë
optimistë, pas këtyre zgjedhjeve , duket së po futenm në qorrsokak.Po na fusin
ata për të cilët votuam , e premtuan së do të ndryshojnë gjendjën për të mirë.
Kosova dhe populli i saj mendojë së më në fund do të bëjmë shtet ligjor e funksional.
Kujtuam të gjithë së do të krijohen kushtet për jetës më të mirë në vendin tonë, e jo të ikim sa ma largë. Po shohim pas këtyre shtyrjeve pas posteve së më të cilët njerëz vërtetë kemi punë.Secili po na del më yst së tjetri.
Këto ngjarje të fundit , dhe të gjitha që i përjetaum deri më sot, janë duke na i hapur sytë dhe mendjen besoj shumicës, që të shikojmë së në çfarë shtyllash të dobëta po mbahet shteti! Diskursi politik është i njejtë.Sharje, shtyrje më brryla, imitime të keqija, gadi e gjitha e kthyer përmbys.Si do ta kemi mirë në këtë vend, kur gjithëqka paraprakisht përgatitet nën kulisa, dhe kur gjitheqka organizohet më skenare të posaqme? Mirë është të jetojmë më realitetin , së më ëndrra të mira jetuam tepër gjatë.
Po dihet së kush janë fajtorët, për të gjitha.Situata është serioze, por që
duhet të na mbush mend të gjithëve së tepër gjatë u ushqyam më iluzione.Koha nuk na pret.
I harruam armiqët, harruam të parët tanë, harruam historinë , harruam varrët,
identitetin , shtetin …Urime për kthimin tonë të ri në të kaluarën?!
Shkaku i armiqëve që i kemi, nuk i lamë mbrapa të gjitha përqarjët dhe ndarjët mbi bazat
partiake e ideologjike.Sundimtarët do të duhet ta dinë së mekanizmat e tyre po harxhohen.
Dhe, po harxhohet edhe retorika për demokracinë të cilën po e fuqizojnë.
Makineria e propagandës politike është duke e kthyer shoqërinë nga viti 2019,
edhe për shumë e shumë vite mbrapa, kur shtetet demokratike planifikojnë të ardhmën e tyre
edhe për 100 vite përpara.Rrugën kah Evropa spo e përmend askush.
Vitët po kalojnë shpejt, ne po stagnojmë…!