Sot u nda nga jeta Xhemajl Xhema Selimaj nga Malësia e Gjakovës (Tropoja), në moshë 95 vjeçare (në Astë, në qendër të Nj. Adm. Tropojë).
Ai ishte njeri i punës së mirë, i besimit të lartë, i mendimit të lirë… Ai ishte njeri familjar, fisnor, atdhetar, që e deshti me zemër e kontribute Vendlindjen e vet, Shqipërinë Londineze, Kosovën dardane, Plavë-Gucinë fqinje, Kombin Shqiptar, të cilat ishin angazhime e jeta e tij dhe mbeten amaneti i tij për brezat e vet të sotëm e të nesërm.
Varrimi i Xhemajl Xhemë Selimaj do të bahet në Varrezat e Borkut në Tropojë, me 27 dhjetor 2019, ora 14.00.
Ngushëllime Familjes së Tij, të afërmëve e farefisit, miqëve e dashamirëve të Tij… I
I koftë i lehtë Dheu i Tokës së Vet!
E PAMJA do të jetë më 28 e 29 Dhjetor 2019 te lokali i Hysenukajve në Bajramcurri dhe me dt. 30 dhjetor e në vazhdim në shtëpi, në Lagjia “Adrianët”, Rruga “Kosova”, në Kamëz, Tiranë – njofton publikisht djali i tij, Mustafa SELIMAJ.