Më datën 20. 12. 2016, iku nga kjo jetë dhe gjiri familjar, njeriu ynë më i shtrenjtë dhe më i dashur për Ne, nëna jonë. Ajo që na lindi, rriti dhe edukoi, por që për disa vite me rradhë arriti që të na ngushëllonte sadokudo me prezencën e saj për mungesën e rradhëve tona nga njerëzit e familjes, fillimisht të babait, Isa Gurec Gjedia, që u nda nga kjo jetë në vitin 2004 dhe më pas edhe të vëllait tonë të madh, Agim Isa Gjedia, i cili edhe ai u nda nga kjo jetë në vitin 2007.

Ajo kishte lindur në Tropojë, më datën 06.06.1927, dhe vdiq në Tiranë, më datën 20.12.2016, në moshën 89 vjeçare, duke qenë e rrethuar nga përkujdesja dhe dashuria e pakufishme e njerëzve të saj duke na lënë në pikëllim të thellë gjithë sa janë bijë dhe bija të saj dhe jo vetëm, por edhe nipa e mbesa dhe farefisi i saj.

Ky vit që kaloi vetetimthi, nuk ishte si të tjerët, pasi nuk arriti që të riparonte sadopak plagët dhe brengën e shpirtit për njeriun tonë të munguar e të zbente kujtimin e saj të patretshëm ndonjëherë, por përkundrazi rriti peshën dhe ngarkesat e tyre në ndërgjegjen tonë të lenduar.

Është edhe ky rast përkujtimi i njeriut tonë të dashurisë, i cili na sjell në kujtesë rastin e pëercjelljes së saj për në banesën e saj të fundit për të falenderuar të gjithata sa ishin dhe jo vetëm ata, por edhe ata që kishin deshiruar të ishin (por  nuk moren pjesë nga pamundësia) që asistuan në varrimin e saj, të cilët ishin miqë, shokë, dashamirë. Si dhe e të gjithë vëllezërve e motrave të panumërta bytyças ardhur për këtë rast nga vendlindja krahina e Bytyçë-Berishës, Bajram-Curri, Hasi, Tirana, Durrësi, dhe Kosova, e nderuan kujtimin e saj, na nderuan Ne, duke i dhanë lamtumirën e duke e përcjellur për në banesën e fundit. Edhe në këtë rast përvjetori i urojmë të gjithë ata me shpirt për t’ua kthyer vetëm në të mira e në gëzime.

I përjetshëm kujtimi për Ty, Nënë e dashur, u prehësh e qetë në tokën e vendlindjes tonë, dhe i lehtë dheu i saj mbi shtatin tatë, shpirti jot qoftë i përhershëm në parajsë!

 

Me mall të përhershëm nga vëllai jotë Muhamet Hajdar Hoxha, djemtë, vajzat, nipat dhe mbesat e Ajshe Hysen (Hoxha) Gjedia, kudo që ata janë brenda dhe jashtë Shqipërisë

Tiranë, më 20.12.2019.

 

 

Poezi nga Namik Selmani‎ 

 kujtim  nënë Aishe Gjedia

Asnjë kalendar nuk mat saktë 
vitet dhe lotët për nënën
Çdo trokitje  Bytyç na e sjell  muzg e agim
Ajopulëbadhë malesh na prek syzgjimin dhe ëndrrën
Me një këngë zemre kthehet përherë  një simfoni.

Asnjë dorë, ah, nuk na sjell flinë dhe shaminë e qëndisur.
Fshehur  sepetet me mister apo  detet pa fund.
 kokrrizat e dheut  varrin me lule stolisur.
Është një dorë e zgjatur  pluhurin e harresës shkund.

Ajodirigjentja e shikimeve ëmbëltore para shtratit.
Ajo, e munguarapjesa me dritë e jetës brenda ndetëve .
Shtrëngojmë me duar pallton e ngrohtë ballë malit.
Po sytë kanë ftohtë nga pritja verbuese, e përjetshme

 rrudha vitesh lexoj librin e urimit  pathënë.
Tjerrim mjegullat për shpirtin  kaq shumë e kërkon
 kujtim  nënës guri i pragut na bëhet  i rëndë.
Trëndafili dhe karafili i parë i pranverës për  sython.

Ajo Aisheja zëbutë e lumtur kujton sofrën e mbushur
Me fëmijë  i përkëdhelte me duart tërë rrudha
Si kujtim  afërt sjell livadhe Bytyçi si prush  skuqur
sërish na rizgjohet me shikimin e ngrohtë nga rruga